BACHELOR NË "DREJTËSI"

Prof. Asoc. Dr. Rezana Konomi, Dekan

Email: rezana.konomi@luarasi-univ.edu.al

 

Fakulteti i Drejtesise ofron programe studimi në dy ciklet Bachelor dhe Master i Shkencave dhe Master Profesional. Kurrikulat tona akademike kanë qënë inovative për realitetin shqiptar, duke i përgatitur dhe kualifikuar studentët për të ardhmen e një shoqërie europiane, të denjë për tu përballur me sfida.

Fakulteti i Drejtesisë, me një traditë të konsoliduar, ka konfirmuar cilësinë e studimeve duke u kthyer tërësisht në shërbim të misionit të tij publik – përgatitjes së studentit, specialistit, qytetarit të devotshëm dhe vizionar, i denjë për një shoqëri demokratike.

Ne ftojmë të rinjtë që aspirojnë të jenë juristët e së ardhmes të bëhen pjesë e përpjekjeve tona   në formimin e profesionistit ekspert që i përshtatet sa më mirë tregut të punës.  

Gjenerimi i ideve që i japin zgjidhje sfidave aktuale dhe të perspektives, është dhe mbetet sfida jonë e përbashket. Studentët e diplomuar pranë Fakultetit të Drejtësisë kanë qëne dhe mbeten të parapëlqyer për t’u punësuar në organet e sistemit të drejtesisë, si dhe në institucione të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare. Ata janë të vetmit që kanë mundur të konkurojnë dhe përfundojnë denjësisht studimet në Shkollën e Magjistraturës.

Kujt i drejtohet ky program studimi?

Qëllimi i programit, “Bachelor” në Drejtësi është që t’i ofrojë studentëve mundësinë për të fituar njohuritë e nevojshme juridike që do të shërbejnë si një bazë për specializim të mëtejshëm të tyre në fusha të ndryshme. Ky program studimi u drejtohet studentëve që dëshirojnë të përgatiten në përmbushjen e funksioneve të ndryshme si: a – avokat; b – noter; c – jurist në shoqëritë tregtare; d – jurist në shoqëritë shteterore; e – jurist në institucione të ndryshme.

 

 

Përse duhet të regjistroheni tek ky progam studimi?

Nevojën për një gjyqësor të përgatitur mirë, për avokatë e noterë të zotë dhe një administratë publike në nivele bashkëkohore e përmbush më së miri eksperienca 11-vjeçare akademike e SHLUJ “Luarasit”, I cili mundëson nxjerrjen e profesionistëve në tregun e punës.

Studentë që diplomohen në këtë program studimi fitojnë aftësitë akademike të adaptueshëm për nevojat e tregut, të aftë të vazhdojnë studimet pasuniversitare, duke zhvilluar aftësi komunikimi të nevojshme për realizimin me kompetencë dhe profesionalizëm të analizave ligjore, në gjuhën shqipe edhe të huaj.

Çfarë përmban ky program studimi

Programi Bachelor në Drejtësi synon që studentët të fitojnë njohuri të përgjithshme dhe të nevojshme në fushën e së drejtës. Mësimdhënia e këtij programi studimi do të bazohet në një punë kërkimore, e cila duhet t’u mundësojë studentëve të zhvillojnë një mënyrë e të menduarit kritik dhe të bëhen të aftë për të diskutuar çështje të ndryshme ligjore.

Programi do të ndalet në disiplina si E drejtë e Punës dhe e Sigurimeve Shoqërore, E Drejtë Penale, E Drejtë Civile dhe e Detyrimeve, E Drejtë Familjare, E Drejtë Administrative, Procedurë Civile dhe penale, E Drejtë Ndërkombëtare Publike dhe private, etj të cilat do të trajtohen duke gërshetuar aspektin teorik me atë praktik

Bachelor BA/ Drejtësi

Ky program ofron njohuritë e duhura juridike qe shërbejnë si bazë për specializim të mëtejshëm në fusha të të tilla si avokatë, noterë, juristë në shoqëritë tregtare dhe shoqëritë shteterore,  juristë në institucione të ndryshme dhe administraten publike qendrore e vendore etj. Ky program studimi përfshin:

Programi i Studimit ``Bachelor në Drejtësi``
Nr. Viti i pare 60 ECTS Semestri
1. Teoria e së Drejtës 8 I
2. Historia e Institucioneve & Historia e Shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri 10 I+II
3. Gjuhë e Huaj (Anglisht) 8 I
4. E Drejtë Kushtetuese 10 II
5. E Drejtë Civile 10 I +II
6. Psikologji juridike/Sociologji juridike/Logjikë juridike 4 II
7. E Drejtë Penale (Pjesa e Përgjithshme ) 10 I+II
Nr. Viti i dytë 60 ECTS Semestri
1. E Drejtë e Punës dhe e Sigurimeve Shoqërore 8 I
2. E Drejtë Penale (Pjesa e Posacme) 10 I + II
3. E Drejtë e Detyrimeve 10 I+II
4. E Drejtë Familjare 10 II
5. E Drejtë Administrative 10 I+II
6. E  drejta Romake 6 I
7. Prokurimet Publike/Klinika Ligjore 6 II
Nr. Viti i tretë 60 ECTS  Semestri
1. Procedurë Civile 10 I+II
2. Procedurë Penale 10 I+II
3. E Drejtë Ndërkombëtare Publike 8 I
4. E Drejtë Ndërkombëtare Private 8 II
5. Filozofia e së Drejtës 8 I
6. Teknikë Legjislative/Pronësi Intelektuale 3 II
7. Praktikë mësimore 6 II
8. Provim Përfundimtar 7 II

DEPARTAMENTET

Departamenti i të Drejtës Private

Përgjegjës i Departamentit: Dr. Blerina Shkurti

Personeli Akademik

Staf i brendshëm   Staf i jashtëm 2017 – 2018
Nr. Emër mbiemër Titulli/Grada   Nr. Emër mbiemër Titulli/Grada
1 Blerina Shkurti Dr.   1 Juliana Latifi Prof.Dr.
2 Rezana Konomi Prof.Asoc.Dr.   2 Albana Shtylla Dr.
3 Helga Vukaj Prof.Asoc.Dr   3 Besnik Maho Dr.
4 Agron Lamaj Dr.   4 Valentina Kondili Dr.
5 Folitjona Puravelli MSc   5 Vitore Tusha Dr.
6 Inesa Adhami MSc   6 Dashamir Kore MSc
7 Brisilda Ademaj MSc   7 Griselda Muhametaj MSC
        8 Silvana Ramadani MSc

Departamenti i të Drejtës Publike

Përgjegjës i Departamentit:  Dr. Dorina Gjipali.

Personeli Akademik

 Staf i brendshëm   Staf i jashtëm 2017 – 2018
Nr. Emër mbiemër Titulli/Grada   Nr. Emër mbiemër Titulli/Grada
1 Dorina Gjipali Dr.   1  Xhezair Zaganjori  Prof.Dr
2 Aleksandër Muskaj Dr.   2 Nejla Peka Prof.Asoc.Dr.
3 Artan Kotro MSc   3 Afërdita Sokolaj  Dr.
4 Ernest Balili Msc   4  Alfred Halilaj Dr.
5 Lisien Damini MSc   5 Daniel Borakaj Dr.
6 Alba Kuçani MSc   6 Denar Biba Dr.
        7 Renis Zaganjori Dr.
        8 Armand Skapi MSc
        9 Erjon Malaj MSc

Departamenti i të Drejtës Penale

Përgjegjës i Departamentit: Dr. Lorenc Stojani

Personeli Akademik

Staf i brendshëm   Staf i jashtëm 2017 – 2018
Nr. Emër mbiemër Titulli/Grada   Nr. Emër mbiemër Titulli/Grada
1 Lorenc Stojani Dr.   1 Bilbil Memaj Dr.
2 Luan Veliqioti Prof.Asoc.Dr.   2 Hasan Shkëmbi Dr.
3 Enida Bozheku Dr.   3 Jonid Kazani Dr.
4 Saimir Vishaj MSc   4 Marenglen Kasmi Dr.
5 Bojana Fatkoja MSc   5 Sandër Lleshi Dr.
6 Julinda Gjika MSc   6 Natalja Qano Dr.
        7 Sandër Lleshi Dr.
        8 Xhavit Shala Dr.
        9 Nikoll Rica MSc
        10 Nazim Shtino MSc