Prof. Asoc. Dr. Indrit Baholli

Email: indrit.baholli@luarasi-univ.edu.al

Ai ka një përvojë të gjatë manaxheriale në sektorin publik dhe privat. Prof.Asoc.Dr. Indrit Baholli ndërkohe ka eksperiencë akademike duke punuar në Universitetin e Tiranes, Fakulteti i Ekonomisë, si dhe 6 vite pranë Universitetit Europian të Tiranës si Pergjegjes i Departamentit te Informatikës, Matematikës dhe Statistikës.

Prof.Asoc.Dr. Indrit Baholli ka punuar për institucione të ndryshme, si: Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë (Këshilltar Ekonomik i Ministrit të Mbrojtjes), Enti Rregullator i sektorit të Energjisë Elektrike (Drejtor i Departamentit të Tarifave dhe Çmimeve), Korporata Elektroenergjitike Shqipëtare (Drejtor i Departamentit të Financës të Furnizuesit Publik me Shumicë), CEZ Shperndarje (Drejtor i Çështjeve Rregullatore pranë kabinetit).