Jeta Studentore

ARE YOU NEW HERE? NEED HELP IN THE FOLLOWING AREA?

Kolegji Universitar “Luarasi” me politikat e tij mbështetëse ndaj studentëve synon përgatitjen e studentëve cilësorë, jurist, ekonomistë dhe së shpejti dhe IT, me njohuri, aftësi dhe kompetenca profesionale bashkëkohore, të cilat u shërbejnë atyre për krijimin e njohurive të përparuara dhe stimulimin e kërkimit dhe inovacioneve, për zhvillimin e suksesshëm të karrierës së ardhshme në punësim, si dhe për të qenë qytetarë aktivë në shoqëri. “Luarasi” ka të përcaktuara në mënyrë të përhershme rregullore, politika dhe procedura të publikuara, të cilat të marra në tërësinë e tyre mbulojnë të gjitha fazat e “ciklit jetësor” të studentëve: pranimin, progresin, dhe diplomimin e studentit. Infrastruktura komode dhe mbështetëse që “Luarasi” ofron për studentët e tij, garanton zhvillimin te jetës studentore me të gjithë lehtësitë e nevojshme.

Mundësitë që ofron “Luarasi” sigurojnë zhvillimin e procesit të mësim nxënies në mjedise ndihmëse moderne e të pajisura me teknologjinë e kohës. Në të gjithë mjediset e KU “Luarasi” mundësohet aksesi i plotë dhe falas në internet, me cilësi të lartë dhe
shumë i shpejtë.

Laboratori i Informatikës është një mjedis komod, i cili lejon aksesin e studentëve që duan të përdorin kompjuterat falas, pas zhvillimit të procesit mësimor. Biblioteka e KU “Luarasi” në vetvete është një mjedis që jo vetëm mundëson huazimin e
librave dhe literaturës bazë dhe mbështetëse për studentët, por shërben edhe si sallë studimi, deri në orët e vona të mbrëmjes.

Misioni edukativ i “Luarasi” nuk ndalet vetëm në mundësimin e procesit cilësor akademik dhe ndjekjen e karrierës së të diplomuarve. Kolegji Universitar “Luarasi”, në kuadër të rritjes së gamës së shërbimeve në mësimdhënie dhe mësimnxënie mirëpret në Leksione të Hapura, profesorë dhe personalitete vendas dhe të huaj, për t’ia prezantuar auditorit “Luarasi”, në referate për tematika që i qëndrojnë kohës dhe interesit.

Me objektivin për t’iu gjendur sa më pranë studentëve, “Luarasi” zhvillon me nismën e tij veprimtari shkencore dhe sociale, ku dhe përgjatë gjithë jetës studentore mbështet vazhdimisht studentët në jetën e tyre kulturore, me programe konkrete, sikurse janë
organizimi i trajnimeve të ndryshme, organizimi i konkurseve dhe eventeve, që stimulojnë debatin konstruktiv dhe lidershipin, organizimin e fushatave të dhurimit për njerëzit në nevojë, vizitat turistike brenda dhe jashtë vendit, veprimtari të ndryshme esktrakurrikulare, artistike, veprimtari sportive, etj.

Auditoret e “Luarasi” janë mjedise që vendosen gjithmonë në funksion jo vetëm të veprimtarisë akademike të insitucionit, por edhe të asaj kulturore, duke u shndërruar shpesh në mjedise festimi, salla kinemaje, skena koncertesh, etj. Të gjitha këto evente
janë në mbështetje dhe partneritet me studentët dhe ofrohen falas nga KU “Luarasi”. Stafi pedagogjik i KU “Luarasi” është në dispozicion për studentët për të ndihmuar në krijimin e një strukture model studentore dhe për diversifikimin e jetës së tyre
social-kulturore.

[contact-form-7 404 "S’u Gjet"]

Admission
Process

Quisque volutpat mattis eros. Nullam malesuada erat ut ki
diaml ka dhuddu pochu turpis. Suspendisse urna nibh, viverra
non, semper suscipit, posuere a, pede. Donec nec justo eget
felis facilisis fermentum. Morbi in sem quis dui placerat ornare. Pellentesque odio nisi, euismod in, pharetra a, ultricies
in, diam. Sed arcu. Cras consequat

Read More

RAYNOR AFTER 50 YEARS

Quisque volutpat mattis eros. Nullam malesuada erat ut ki diaml ka dhuddu pochu turpis. Suspendisse urna nibh, viverra non, semper suscipit, posuere a, pede. Donec nec justo eget felis facilisis fermentum. Aliquam porttitor mauris sit amet orci. Aenean dignissim pellentesque felis.

Read More