Aktivitet me Ambasadorin e Turqisë Sh.T.Z. Murat Yörük

Universiteti “Luarasi” zhvilloi aktivitet me Ambasadorin e Turqisë, Sh.T.Z. Murat Ahmet Yörük. Në fjalën e hapjes, Rektori i Univesitetit “Luarasi”, Prof. Dr. Ethem Ruka, falenderoi Sh.T.Z. Yörük për vizitën e sotme dhe shprehu mirënjohjen për pjesëmarrjen e personaliteteve ndërkombëtare në aktivitetet e zhvilluara nga Universiteti “Luarasi”.
Ambasadori i Turqisë, Sh.T.Z. Murat Ahmet Yörük shprehu mirënjohjen dhe privilegjin për vizitën në Universitetin “Luarasi” dhe gjithashtu shprehu interes për hapjen e mundesive të bashkëpunimit mes Universitetit “Luarasi” dhe Universiteteve Turke.