BURSAT STUDENTORE 2019 - 2020

Duke patur si pritoritet regjistrimin e studentëve me rezultate të larta, Universiteti “LUARASI” vlerëson meritat e secilit prej studentëve dhe përmes programit të bursave të plota ose të pjesshme mundëson përkrahje financiare për studentët që do të regjistrohen në vitin akademik 2019/20, në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve.

Ky program ka për qëllim t’i përkrahë financiarisht studentët e ardhshëm që dëshirojnë të marrin dije profesionale dhe aftësi cilësore përmes vijimit të programeve studimore në Universitetin “LUARASI”.

Bursat në Kolegjin Universitar “Luarasi”:

A. Bursat e Ekselencës (shuma e bursës vjetore mbi tarifën e studimit 100%)

A.1 Bursa ekselence 1-vjeçare për maturantët me mesatare të ponderuar 10.00 si dhe fituesit e vendit të pare të olimpiadave rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare në matematikë, fizikë, ekonomi, etj.

A.2 Bursa ekselence 1-vjeçare për studentët që vazhdojnë studimet në Universitetin “Luarasi” dhe kanë mbaruar vitin akademik pararendës me notën mesatare 10.00.

B. Bursa Sociale

B.1 Bursa sociale për studentët: (shuma e bursës vjetore mbi tarifën e studimit  50%)

Për aplikantët që vërtetojnë se i përkasin shtresave vulnerabël të shoqërisë:

  • për fëmijët e policit ose ushtarakut të rënë në detyrë;
  • jetimët deri në moshën 25 vjeç
  • ata që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate
  • se është person me aftësi të kufizuara;
  • që vetë deklarojnë/vërtetojnë se janë romë apo ballkano-egjiptian.

B.2 Bursa sociale për studentët që vërtetojnë si më poshtë: (shuma e bursës vjetore mbi tarifën e studimit deri në 50%)

Anëtarë të familjeve në nevojë ekonomike:

  • Bursë 50% – 144.000 lekë të ardhura në vit;
  • Bursë 40% – 244.000 lekë të ardhura në vit
  • Bursë 30% – 480.000 lekë të ardhura në vit
  • Bursë 20% – 528.000 lekë të ardhura në vit
  • Bursë 10% – 600.000 lekë të ardhura në vit

C. Bursa Lidershipi (shuma e bursës vjetore mbi tarifën e studimit 50%)

  • Për të rinjtë aktivë që angazhohen dhe dinë të angazhojnë të tjerë. Të rinjtë që kanë treguar se kanë aftësi lideri dhe që duan të përfshihen akoma më shumë në zhvillimin e shoqërisë.
  • janë aktivistë të shoqërisë civile;
  • kanë eksperiencë në projekte kombëtare dhe ndërkombetare;
  • kanë kryer punë vullnetare që i shërbejnë publikut dhe të mirës publike;
  • kanë spikatur në forumet rinore të partive kryesore politike,  

D. Bursa Promovimi (shuma e bursës vjetore mbi tarifën e studimit 50%)

Për aplikantët që vërtetojnë se kanë prirje dhe arrijnë të spikatin në fusha të ndryshme si: arti, politika, sporti dhe shkenca, pëmes certifikatave dhe dëshmive të ndryshme. 

E. Bursë për transferimin e studimeve (shuma e bursës vjetore mbi tarifën e studimit 25%)

Për studentët që transferojnë studimet nga Universitetet e tjera partnere pranë Universitetit “LUARASI”. 

F. Bursë Mbështetjeje

Studentët nga e njëjta familje, duhet të jenë në një certifikatë familjare dhe të kenë lidhje familjare si më poshtë: Motër – Vëlla; Motër – Motër; Vëlla – Vëlla; Prind – Fëmijë të cilët janë në të njëjtën certifikatë familjare; dhe Burrë – Grua do të përfitojnë zbritje të tarifës së studimit në formë burse, si më poshtë:

  • Studenti i parë 100%
  • Studenti i dytë 75%
  • Studenti i tretë 50%

Apliko për Bursë!

Këtë vit Universiteti “LUARASI” do të ofrojë 100 bursa në total për studentët, duke marrë për bazë përkushtimin e tyre karshi studimit.

Kriteret e Aplikimit

  • Për Bursë Ekselence – Lista e notave e noterizuar
  • Për Bursë Promovimi & Lidershipi – CV artististike, dëshmi angazhimi shoqërore dhe politik, bashkëngjitur certifikatat apo dokumentacion tjete përkatëse
  • Për Bursë Sociale – Çertifikatë familjare, dokumentin që vërteton statusin e vecantë social (pension, papunësi, invaliditet, të ardhura të pamjaftueshme, etj.)

Kriteret e ri-aplikimit

I. Plotësimi i detyrimeve të orëve të punës të studentit bursistë (bursë e plotë – 150 orë; gjysëm burse – 75 orë shërbimi; ¾ e bursës – 100 orë shërbimi). Kjo provuar nga proces verbali i mbajtur për çdo student bursistë gjatë vitit akademik.

 

II. Ruajtja e mesatares (bursa sociale & talenti – mesatarja mbi 7.00; bursa e ekselencës – ruajtja e mesatares më të cilën aprovohet bursa; bursa lidership-i – mesatarja mbi 8.00. Kjo provuar nga fisha e notave që studentët do të marrin në përfundim të vitit akademik.

AFATI PËR APLIKIM

  • Afati për aplikim prej 01.06.2019 deri më 14.10.2019

Shkarkoni formularin e aplikimit