Maura Sweeney, spikere mediatike dhe personalitet ndërkombëtar për lidershipin dhe inspirimin e njerëzve

Të dashur miq,

Mirëpritëm sot, në datë 13 Nëntor 2017, në orën 10:00 -11:00, Znj.Maura Sweeney, spikere mediatike dhe personalitet ndërkombëtar për lidershipin dhe inspirimin e njerëzve, në Leksion të Hapur për Luarasi Auditorium.

Ishte kënaqësi për ne të dëgjonim leksionin dhe prezantimin e saj frymëzues, se si duhet të perceptojmë suksesin dhe se si duhet të pranojmë veten tonë dhe të kultivojmë aftësite dhe dhuntitë e lindura.

Maura ishte shembulli I gjallë që njeriu përgjatë jetës mund të arrijë sukses të vecantë, vetëm nëpërmjet punës dhe rritjes së vetbesimit.
I jemi mirënjohës lektores për vizitën e rëndësishme, e cila padyshim do të mbetet në memorien e studentëve tanë, në sytë e të cilëve sot u lexua vlerësimi maksimal ndaj këtij leksioni!

Zyra e Marrëdhënieve me Publikun

 

Becoming an Inspired and Empowered Leader Maura Sweeney