Bachelor “Administrim Biznesi”

Liçensim: Urdhër Ministri Nr. 483, datë 12.10.2012

Në proçesë akreditimi – Kohëzgjatja: 3 vite akademike  180  ECTS

Përse duhet të regjistroheni tek ky program studimi?

Tregu i punës për specialist të profilit administrim biznesi vjen në rritje dhe statistikat flasin për kërkesa të qëndrueshme që i përgjigjen dinamikës së dukshme të rritjes së ekonomisë shqiptare.

Ky program studimi i aftëson studentët për t’u punësuar në njësitë e ndryshme ekonomike, sektorët që lidhen me funksionet bazë të administrimit të biznesit si  marketing, manaxhim prodhimi, manaxhim burimesh njerezore, në sektorin privat dhe administratën publike.

Njohuritë e ofruara dhe kompetencat e marra nga ky program studimi krijojnë bazën për një karrierë kërkimore dhe akademike.

Kujt i drejtohet ky program studimi?

Ky program studimi u drejtohet:

  • studentëve që dëshirojnë të përgatiten si administratorë biznesi të njësive ekonomike të vogla e të mesme dhe të sektorit shtetëror;
  •  studentëve që dëshirojnë të përgatiten si specialistë të aftë për vazhdimin e studimeve të mëtejshme në fushat e administrimit të biznesit;
  • personave që kanë mbaruar një program studimi dhe që dëshirojnë të përfitojnë njohuri në fushat e administrimit të biznesit.

Çfarë përmban ky program studimi?

Programi Bachelor në ”Administrim biznesi” synon dhënien e një tërësie njohurish në formimin e përgjithshëm teorik në fushën e shkencave të ekonomisë, manaxhimit, marketingut, financës dhe kontabilitetit me objektiv kryesor formimin e specialistëve të aftë për të punuar në fushën e administrimit të biznesit dhe për realizimin e studimeve të avancuara në këtë fushë.

Në përfundim të programit, studenti aftësohet për t’u punësuar në njësitë e ndryshme ekonomike, sektorët që lidhen me funksionet bazë të administrimit të biznesit si marketing, manaxhim prodhimi, manaxhim burimesh njerezore, në sektorin privat dhe administratën publike.

VITI I PARE

Nr. Disiplina apo titulli I veprimtarise Tipi i veprimit Kredite Sem
1 Mikroekonomi

                                  

A 6 I     
2 Matematike 1

 

A 5 I
3 Histori e Ekonomise dhe Mendimit Ekonomik A 6 I
4 Menaxhimi i Biznesit B 6 II
5 Shkrim Akademik/ Hartimi dhe Menaxhim Projektesh  D                                        6 I

 

6 Anglisht

 

E 3 I
7 Makroekonomi

 

A 6 II
8 Bazat e Finances B

 

6 II
9 Statistike B 4 II
10 Bazat e Statistikes

 

A 4 I
11 Matematike 2 A 5 II

 

12 Anglisht E 3  

II

GJITHSEJ  VITI

 PARE

60

VITI I DYTE

Nr. Disiplina apo titulli i veprimtarisë Tipi i veprimtar Kreditet Sem
1 Bazat e Marketingut B 6 III
2 Financat Publike B 6 III
3 Investime C 4 III
4. Kontabiliteti i drejtimit B 4 III
5. Informatikë E 6 III
6. Statistikë e biznesit A 4 III
7. Menaxhimi i marketingut B 6 IV
8. Paraja dhe bankat B 6 IV
9. Menaxhimi i SME B 6 IV
10. Politikat Ekonomike B 6 IV
11. Menaxhimi i burimeve njerëzore  B 6 IV
  GJITHSEJ VITI DYTE   60  

VITI I TRETE

Nr Disiplina apo titulli i veprimtarisë Tipi i veprimtar Kreditet Semestri
1 Menaxhimi i operacioneve B 6 V
2 Biznesi ndërkombëtar B 6 V
3 Menaxhimi i inovacioneve B 6 V
4 Sjellje organizative B 6 V
5 Politikat financiare dhe monetare B 6 V
6 Tregjet financiare B 6 VI
7 Strategji biznesi C 6 VI
8 Seminar special mbi ekonominë shqiptare dhe botërore C 4 VI
9 Psikologji marketingu/E drejta administrative D 5 VI
10 Praktikë profesionale E 3 VI
11 Punimi i Diplomës F 6 VI
  GJITHSEJ VITI TRETE   60