Bashkëpunim arsimor, “Luarasi” pret ambasadoren kineze

Bashkëpunim arsimor, “Luarasi” pret ambasadoren kineze

 Universiteti “Luarasi”, në kuadër bashkëpunimeve ndërkombëtare me qëllim shkembimin e studentëve dhe stafit akademik, ka pritur në një takim ambasadoren kineze në Republikën e Shqipërisë, Jiang Yu. Ambasadorja Yu u prit nga Rektori i Universitetit “Luarasi”, Prof. Dr. Ethem Ruka, profesorë dhe studentë të Universitetit “Luarasi”.
Ambasadorja Kineze ka theksuar se është e nderuar që viziton këtë universitet, i cili ka një nga pikat më të forta të tij gërshetimin e teorisë me praktikën.

Takime të tilla i hapin rrugë marrëveshjeve dhe bashkëpunimeve të tjera me qëllim shkëmbimin akademik dhe kulturor të Universitetit “Luarasi” me Universitete të mirënjohura Ndërkombëtare.
 https://www.balkanweb.com/video-bashkepunim-arsimor-luarasi-pret-ambasadoren-kineze/