Dyert e hapuara, shkolla e mesme Ekonomike bashkëpunim me ‘Luarasin’

Roli i arsimit profesional është vendimtar në ndërtimin e një shoqërie me zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, social e kulturor. Mbi të gjitha tregu I punës kërkon çdo ditë e më shumë, persona të aftë në profesione të ndryshme. Shkolla Teknike Ekonomike në Tiranë është një ndër shkollat profesionale që ofron mundësi të shumta zgjedhjesh për nxënësit. Në ditën e dyerve të hapura,  zv. Ministrja e Arsimit, Lori Haxhiu  është rikthyer edhe njëherë në bankat e kësaj shkolle. Ndërkohë drejtoresha e përgjithshme e politikave të arsimit professional, Silva Banushi theksoi rëndësinë e këtij arsimimi.

 
 


Drejtoresha e Shkollës Teknike Ekonomike në Tiranë, Anila Nanaj Bani tha se ky institucion ka krijuar bashkëpunime të shumta me biznese të ndryshme, banka të nivelit të dytë e kompani sigurimesh. Ajo më tej ka vlerësuar edhe bashkëpunimin me universitetin “Luarasi”.

Rektori i Luarasi-t, prof. dr. Ethem Ruka është shprehur I gatshëm për thellimin e bashkëpunimit me këtë shkollë të mesme duke ofruar praktika për nxënësit.

Dekani i fakultetit Ekonomik në Luarasi, Mateo Spaho e vlerësoi maksimalisht shkollën e mesme teknike ekonomike për idetë e projektet që nxënësit e kësaj të fundit realizojnë.