Fjala e Dekanit

 

Prof. Asoc. Dr. Mateo Spaho

 

 

Të dashur studentë !

Mbështetur në historine e Kolegjit Universitar Luarasi, Fakultetit Ekonomik ndonese më i ri ne raport me Fakultetin Juridik, kombinon njohuritë teorike ekonomike me përvojat më të spikatura praktike, duke i përgatitur studentët me cilësi për kërkesat dhe prirjet e tregut të punës në Shqipëri, rajon e më gjerë.
Fakulteti Ekonomik ofron diploma në të tre ciklet e studimit: Bachelor dhe Master, përbëhet nga 3 departamente: Departamenti i Financës, Departamenti i Menaxhimit dhe ai i Ekonomiksit.
Mësimdhënia përqendrohet në njohuritë më të mira bashkëkohore, në eksperiencën dhe përvojën e disa prej universiteteve më të mira ndërkombëtare, në programe e tekste mësimore moderne e të asimilueshme, që e bëjnë studentin pjesë aktive të procesit mësimor dhe i krijojnë mundësitë e duhura për specializim të mëtejshëm, në njërin nga drejtimet që ofrohen në programet e fakultetit.
Stafi akademik i Fakultetit Ekonomik përbëhet nga 21 pedagogë të brendshëm e shumë të tjerë të jashtëm të diplomuar në Universitetet Shqiptare dhe ato prestigjoze perëndimore, me përvojë të spikatur në mësimdhënie, kërkim shkencor e sidomos në punën e tyre në botën e biznesit, administrates dhe institucioneve nderkombetare .
Studentët e Fakultetit Ekonomik, janë pjesë aktive e debateve, leksioneve të hapura, konferencave, praktikave e projekteve kërkimore shkencore, nën drejtimin e ekspertëve të fushës – shqiptarë e të huaj. Fakulteti Ekonomik është në pararojë të risive të fushave që mbulojnë diplomat e këtij fakulteti dhe është i hapur për bashkëpunime dhe horizonte të reja.

mateo.spaho@luarasi-univ.edu.al

mateo.spaho@libero.it