Kujt i drejtohet ky program studimi?

Objektivi kryesor i këtij programi studimi Bachelor në Informatikë Ekonomike është të përgatisë specialistë të Teknologjisë së Informacionit, por me një bagazh të konsiderueshëm teknik si informaticien të mirëfilltë, me ekspertizë në administrim biznesi dhe financë bankë, që do ta bënte të aftë studentin të ambientohej menjëherë më kërkesat e tregut si në ambientin qeveritar, atë bankar, korporatat e telefonisë mobile dhe kompanitë e ndryshme. Programi ofron njohuri njohuri bazë mbi informatikën dhe ekonominë, të mësojnë si ti ndërthurin këto dy profile nëpërmjet njohurive bazë formuese në fushën e programimit, bazave të të dhënave, rrjetave, algoritmeve apo edhe duke u njohur me konceptet bazë të kontabilitetit, financës, statistikës apo menaxhimit.

 

Përse duhet të regjistroheni tek ky program studimi?

Formimi i ekspertëve dhe specialistëve cilësorë në aspektet teorike edhe veçanërisht në aftësitë praktike aplikative në fushën e Informatikës Ekonomike me ekspertizë si në Administrimi Biznesi ashtu dhe në Financë Bankë që do ta bënte të aftë studentin të ambientohej menjëherë më kërkesat e tregut si në ambientin qeveritar, atë bankar, korporatat e telefonisë mobile dhe kompanitë e ndryshme. Pajisja e tyre me njohuritë themelore teorike, praktikat bashkëkohore ndërkombëtare dhe përvojën e eksperiencën shqiptare në fushën e Teknologjisë se Informacionit dhe Aplikimet e IT në Ekonomi do ti përshtatet kërkesave gjithnjë e në rritje për resurse profesionale dhe të kualifikuara, duke bërë të mundur krijimin e mundësive për studentët për punësim të përhershëm në tregun vendas dhe atë jashtë vendit mbështetur si në strukturën qeveritare dhe atë private korporative

Çfarë përmban ky program studimi?

Programi studimit Bachelor në “Informatike Ekonomike” synon të pajisë studentët me njohuritë bazë në fushën e informatikës ekonomike duke vënë theksin më shumë në formimin e tyre teorik krahas atij praktik duke i profilizuar njëkohësisht në dy drejtimet ekonomike Administrim Biznesi dhe Finance Banke si një gërshetim unik midis Teknologjisë së Informacionit të zbatuar në këto dy fusha të Ekonomisë.

Pavarësisht raportit midis lëndëve informatike dhe ekonomike nga eksperienca, nga kontaktet me studentë shohim një interes të madh të studentëve për Informatikën Ekonomike, gjë që vjen nga vet karakteri tërheqës dhe modern i kësaj fushe dhe nga fakti se studentët mendojnë se do të kenë më shumë mundësi për të gjetur një punë pas mbarimit të shkollës.

Programi Mësimor Bachelor në Informatikë Ekonomike

Kujt i drejtohet ky program studimi?

Objektivi kryesor i këtij programi studimi “Bachelor” në “Teknologji Informacioni dhe Inovacioni” është të përgatisë specialistë të Teknologjisë së Informacionit, por me një bagazh të konsiderueshëm, me ekspertizë në inovacion, që do ta bënte të aftë studentin të ambientohej menjëherë më kërkesat e tregut si në ambientin qeveritar, atë bankar, korporatat e telefonisë mobile dhe kompanitë e ndryshme. Programi ofron njohuri njohuri bazë mbi informatikën dhe inovacionin, të mësojnë si ti ndërthurin këto dy profile nëpërmjet njohurive bazë formuese në fushën e programimit, bazave të të dhënave, rrjetave, algoritmeve apo edhe duke u njohur me konceptet bazë të tregtisë elektronike apo inovacionit.

Përse duhet të regjistroheni tek ky progam studimi?

Formimi i ekspertëve dhe specialistëve cilësorë në aspektet teorike edhe veçanërisht në aftësitë praktike aplikative në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit që do ta bënte të aftë studentin të ambientohej menjëherë më kërkesat e tregut si në ambientin qeveritar, atë bankar, korporatat e telefonisë mobile dhe kompanitë e ndryshme. Pajisja e tyre me njohuritë themelore teorike, praktikat bashkëkohore ndërkombëtare dhe përvojën e eksperiencën shqiptare në fushën e Teknologjisë se Informacionit dhe Aplikimet e IT në Ekonomi dhe profile të tjera do ti përshtatet kërkesave gjithnjë e në rritje për resurse profesionale dhe të kualifikuara, duke bërë të mundur krijimin e mundësive për studentët për punësim të përhershëm në tregun vendas dhe atë jashtë vendit mbështetur si në strukturën qeveritare dhe atë private korporative.

Çfarë përmban ky program studimi?

Programi studimit “Bachelor” në “Teknologji Informacioni dhe Inovacion” synon të pajisë studentët me njohuritë bazë në fushën e informatikës ekonomike duke vënë theksin më shumë në formimin e tyre teorik krahas atij praktik.

Teknologjia e Informacionit dhe Inovacioni është një avantazh për të ardhmen e studentit. Një specialist i mirëfilltë i Teknologjisë së Informacionit ndesh zakonisht vështirësi kur kërkon punë mbasi nuk di t’i përgjigjet kërkesave konkrete të një biznesi nga pikëpamja ekonomike dhe një ekonomist e ka shumë të vështirë t’i përshtatet teknologjive moderne pa të cilat puna në një biznes do të ishte shumë e mangët. Studenti i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit nuk do të jetë në asnjë prej këtyre ekstremiteteve. Ai është i familjarizuar me teknologjinë dhe ka nga ana tjetër nocionet themelore të inovacionit. Këtë gjë e bën të mundur pikërisht programi që u vihet në dispozicion studentëve.

Programi Mësimor Bachelor në Teknologji Informacioni dhe Inovacion