PROF.DR. ALEKS LUARASI, KRYETAR BORDI

Email: aleks.luarasi@luarasi-univ.edu.al

KU “Luarasi”  është vazhdim i një tradite të pasur në fushën e arsimit, sinonim i shkollës shqipe, kombëtare dhe laike.  

KU “Luarasi” është themeluar në vitin 2003, mbështetur mbi disa parime  bazë që e dallojnë atë nga shumë shkolla të tjera të larta. “Luarasi” u krijua  me një pikësynim të vetëm – përgatitjen profesionale cilësore të studentëve në nivele bashkëkohore.

Kodi moral,  parimet dhe synimet e themelimit  në v.2003 janë ndjekur në vazhdimësi. Gjatë 15 viteve nga dita e themelimit ato i kanë dhënë shkollës një emër të nderuar dhe besueshmëri të plotë në opinionin publik dhe në tregun e arsimit.

KU “Luarasi” e filloi veprimtarinë e vet me një fakultet të vetëm – Fakultetin e Drejtësisë. Në vitet në vazhdim, shkolla është zgjeruar me fakultete, degë dhe profile të reja, është pajisur me një ndertesë madhështore, ka forcuar lidhjet me organet e drejtësisë, me sipërmarrje në fushen e ekonomise dhe të financave dhe ka zgjeruar lidhjet me universitete analoge brenda dhe jashtë vendit.

Sigurimi i cilësisë ka qenë dhe mbetet prioritet për studentët dhe pedagogët e saj. Për studentët nenkupton pervetësimin e programeve, frekuentimin e vazhdueshëm te gjithë komponentëve të procesit mësimor, si leksione, seminare, praktika dhe  intershipe për te marrë kreditet e nevojshme ECTS, sipas ligjit për arsimin e lartë. Për stafin akademik cilësia nenkupton një nivel të lartë të kualifikimit, tituj dhe grada shkencore dhe kontribute reale në veprimtarinë shkencore.

Cilësia është nje proces që verifikohet në mënyrë periodike nëpërmjet akreditimit nga agjenci vendase dhe të huaja. KU “Luarasi” i ka te gjitha programet mësimore të akredituara. Gjate v. 2017 u krye me sukses akreditimi  institucional nga një agjenci e Britanike, e cila e vlerësoi me notën maksimale dhe e renditi ndër shkollat e larta më të mira të vendit.

Diploma “Luarasi” ka një besueshmeri të plotë, ajo është bërë një brand i njohur brenda dhe jashtë vendit. Studentet e KU “Luarasi” janë pranuar për vijimin e cikleve të studimit, pa provime shtesë, në universitete prestigjioze të huaja, madje janë punësuar në vende të zhvilluara si në Itali, Zvicër, Hollandë, Norvegji, Suedi, SHBA, etj.

 

Prof.Dr. Aleks Luarasi

Themelues i KU “Luarasi”