Gazeta Blic: z. Arben Malaj zgjidhet Konsull Nderi nga qeveria austriake!

Gazeta Blic: z. Arben Malaj zgjidhet Konsull Nderi nga qeveria austriake!

Ish-ministri i Financave dhe ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisës Arben Malaj, është zgjedhur Konsull Nderi nga Republika e Austrisë për rajonin e Vlorës, Fierit, Gjirokastres dhe Sarandës.

Me këtë rast, Malaj ka shprehur mirënjohje ndaj qeverisë austriake për këtë besim dhe vlerësim.

Mirënjohje qeverisë austriake për këtë besim dhe vlerësim.

Mirënjohje Qeverisë shqiptare që e mirëpriti dhe përshpejtoj,

Mirënjohje çdo dashamirësi brenda dhe jashtë Shqiperisë që më ka inspiruar dhe mbështetur në çdo hap të jetës time, publike , politike dhe akademike“, ka thënë Malaj në një publikim në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Konsullata e Nderit të Austirsë do të hapet për herë të parë në Vlorë brenda pak kohësh.

Malaj ka mbaruar studimet e larta për financë në vitin 1986 pranë Universitetit të Tiranës. Mban titullin “Profesor” që prej muajit shkurt të vitit 2016. Gjatë periudhës 2005-2006, ai ka ndjekur programin “Senior Fellow” pranë Universitetit të Harvardit, Shkolla e Qeverisjes John F. Kennedy, Qendra për Biznes dhe Qeverisje, gjatë të cilit kreu studimin kërkimor me fokus perspektivën ekonomike të integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai ka kryer specializime pasuniversitare në disa universitete evropiane e amerikane dhe ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare.

Gjatë karrierës së tij të pasur profesionale, Prof. Malaj ka dhënë kontributin e tij si në fushën akademike ashtu dhe në shërbim të sektorit publik.  Malaj është zgjedhur anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë në korrik të vitit 2016.

Gazeta Blic  – 24.10.2017 

https://gazetablic.com/arben-malaj-zgjidhet-konsull-nderi-nga-qeveria-austriake/