Kolegji universitar “Luarasi” bashkëpunim me universitetin e Barit “Aldo Moro”

Kolegji universitar “Luarasi” bashkëpunim me universitetin e Barit “Aldo Moro”

NGA: Aurora Golemi
Viti i ri akademik 2018-2019 do te ofrojë më shumë mundësi për studentët, pasi “Luarasi” ka nënshkruar një marrëveshje me një ndër universitetet më të rëndësishme në Itali. Universiteti i Barit “Aldo Moro” me 50 mijë studente dhe mbi 2000 pedagoge është një ndër partneret më të ri të Luarasit. Marrëveshja u firmos nga Rektori i Luarasit, Prof. Et’hem Ruka dhe Rektori i Universitetit Aldo Moro, Prof. Dr. Antonio Felice Uricchi. Rektori i Luarasit, profesor Et’hem Ruka, duke u ndalur në karakterin ndërkombëtar të universitetit ftoi stafin pedagogjik te universitet te Barit të ndajnë dijet dhe eksperiencën e tyre në auditorët e Luarasit.

Nga ana tjetër Rektori i universitetit te Barit Antonio Uricchi e vlerëson “Luarasin” si një ndër universitet më cilësore të Shqipërisë. Uriki tha se firmosja e kësaj marrëveshjeje mes dy universiteteve, është një moment i rëndësishëm në drejtim të konkretizimit të bashkëpunimit për projekte ambicioze , që do të realizohen duke nisur që ketë vit të ri akademik.

“Jam i sigurt qe cilësia e këtij universiteti është shume e mire. Jam i sigurt qe dhe kualiteti i stafit akademik është i shkëlqyer. Luarasi është një mundësi. Ne kemi fusha te përbashkëta si drejtësia, teknologjia e informacionit. Ne sapo nënshkruam një marrëveshje për të bashkëpunuar pikërisht ne këto fusha qe përmenda. Universiteti i Barit Aldo Moro, është një nga universitet me te vjetër në Itali. Mban emrin e Aldo Moros, në fillim ai ishte student, me pas profesor si dhe kryeministër i vendit tim. Sot universiteti qe unë drejtoj ka rreth 50 mije studente, 2000 pedagoge si dhe mbi 130 dege te ndryshme. Është një nga universitet me te rëndësishëm ne Itali. Ne jemi shume te interesuar te kemi bashkëpunime ne Shqipëri, shpresoj qe shume shpejt te jete pjese e Bashkimit Europian. Falenderoj profesor Ruken për ketë mundësi qe na dha për te bashkëpunuar. Unë e kam njohur personalisht kur ishte Minister i Arsimit e di qe ne krye te Luarasit do i japi jete marrëveshjes sonë”, tha Antonio Felice Uricchio, rektor universiteti i Barit ‘Aldo Moro’.
Luarasi dhe Universitetit i Barit Aldo Moro kanë rënë dakord për të shkëmbyer studentët dhe stafin akademik. Gjithashtu dy institucionet do te organizojnë konferenca shkencore dhe seminare akademike si dhe do te bashkëpunojnë për realizimin e projekteve ndërkombëtare te financuara nga Bashkimi Europian.
Universiteti Luarasi i kushton një rëndësi të veçantë bashkëpunimit me universitete prestigjioze europiane e e më gjerë. Strategjia e ndjekur deri tani ka synuar zgjerimin e hartës së bashkëpunimit me sa më shumë universitete, me qëllim rritjen e mundësive për stafin dhe për studentët.
(BalkanWeb)