Kolegji Universitar “LUARASI” shpall listat e aplikantëve fitues të raundit të parë, në programet e studimit Bachelor, për vitin akademik 2018-2019!

Kolegji Universitar “LUARASI” shpall listat e aplikantëve fitues të raundit të parë, në programet e studimit Bachelor, për vitin akademik 2018-2019!

Kolegji Universitar “LUARASI”, në përputhje me Udhëzimin Nr. 18, dt. 21.05.2018, Kreu II, gërma B, pika 3, të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, shpall në vijim listat e aplikantëve të raundit të parë në programet e studimit në Bachelor, për 2018-2019, për të pesë programet e studimit:

 

  • Drejtësi – tabela;
  • Administrim biznesi – tabela;
  • Financë bankë – tabela;
  • Informatikë Ekonomike – tabela;
  • Teknologji Informacioni & Inovacioni – tabela.

 

Nga aplikimet e kësaj faze konstatohet një rritje afërsisht me TREFISH i numrit të aplikantëve, në krahasim me vitin e kaluar akademik. Konkretisht, numri total i aplikimeve për këtë vit të ri akademik është 1,184.

 

Në datat 30 gusht deri më 12 shtator, aplikantët fitues do të kryejnë procesin e regjistrimit në Kolegjin Universitar “Luarasi”, sipas programeve ku janë shpallur fitues nga ora 08:00-16:30. Faza e regjistrimeve është e ndarë në 7 faza 48-orëshe. Në rast se ju nuk regjistroheni brenda 48 orëve në programin ku jeni shpallur fitues, ju humbisni të drejtën e regjistrimit në atë program ku ishit shpallur fitues më parë.

Mos hezitoni të na kontaktoni, jo vetëm në adresën zyrtare por dhe në Facebook e Instagram, për çdo pyetje apo paqartësi, lidhur me procesin e pranimit në të gjitha programet dhe ciklet e studimit që ofron KU “Luarasi”.

 

Kolegji Universitar “Luarasi”
Rruga  e  Elbasanit, Nd. 59, H. 1,
Kodi Postar 1010, Njësia Admin 2 – Tiranë.
www.luarasi-univ.edu.al
Tel.: 0696026900/068 8030950
Email: info@luarasi.univ.edu.al