Te jesh auditues ligjor – auditues i jashtem eshte nje suplement njohurish dhe ekspertize e vecante e cila do te shtonte integritetin profesional te cdo frekuentuesi ne raport me profile e profesione te tjera si edhe avantazhin per te qene mbi palet.
Te jesh auditues i jashtem do te thote te dish te orientohesh per riskun qe mund te prodhojne procese te ndryshme ligjore, financiare, ekonomike. Te zbatosh ligjin dhe te zbulosh demet e shkaktuara apo pasojat e ardhura.
Marrja e njohurive ne kete lloj fushe ju rrit besueshmerine per te qene pjese e institucionit te KLSH dhe apo Kompanive qe merren me auditime te jashtme. Por jo vetem, ju orienton te krijoni siguri per parandalimin e veprimeve te gabuara brenda institucione te administrates publike dhe te dini te klasifikoni shkeljen dhe apo ta korrigjoni ligjerisht ate perpra nje auditimi te mundshem nga organi shteteror i njohur me ligj. Gjithashtu te certifikuarit si audtitues i jashtem rrit vlerat tuaja profesionale dhe ju ben avanguard ne momentin kur edhe nje organ si KLSH mund te dale jashte kompetencave te saj.
 
Në përfundim të këtij moduli frekuentuesit do të jenë në gjendje të:
 
·        Njohin dhe të kuptojnë aktet ligjore e nënligjore, terminologjinë, konceptet, elementet teknik te se drejtes se auditimit, parimet dhe aktualitetin teorik te procedurave ligjore dhe ballafaqimin e tij me procedime te tjera paralele si edhe me realitetin faktik te efekteve që prodhon auditivi përmes aktit final, vendimit;
·        Njohin dhe kuptojnë procedurat administrative aktuale per evadimin e procesit auditues;
·        Njohin kuadrin ligjor organik qe shoqeron zhvillimin e procedimit të auditimit të jashtëm;
·        Njohjen dhe krahasimin edhe të funksionimit dhe aplikimit të kësaj të drejte në vende të tjera të BE e më gjerë; njohja me dy sistemet bazë, atë të funksionimit si gjykatë dhe atë si organ i pavaruar administrativ
·        Gjykojnë dhe vlerësojnë në aspektin ligjor dokumentet objekt i auditimit të jashtëm, si edhe me procedurat administrative të zhvilluara nga subjekti në auditim ne kuptimin e vlefshmerise se aktit;
·        Të jenë të aftë të gjykojnë dhe zgjidhin një cështje apo konflikt dokumentar që mund të dalë gjate ballafaqimit ligjor të fakteve e provave.