“Luarasi”/ Zgjedhje të pjesshme për senatorë të viteve të para

Luarasi Zgjedhjet

Me një proces transparent e bashkëkohor, universiteti “Luarasi” zhvilloi zgjedhjet e pjesshme për senatorët e viteve të para në të tre fakultetet.  Këshilli Studentor i këtij institucioni të arsimit të lartë në bashkëpunim me Zyrën e Studentëve ndoqën edhe këtë vit traditën e “Luarasit” për t’i dhënë rëndësinë e duhur vlerave demokratike brenda institucionit.

Nëpërmjet procesit zgjedhor, “Luarasi” tregon edhe njëherë se prioriteti kryesor në këtë institucion është zëri i studentëve dhe promovimi i tyre në rrugëtimin akademik. Lisien Damini, pedagog pranë Fakultetit të Drejtësisë në këtë universitet thotë se fituesit do të përfaqësojnë më së miri studentët e rinj.

 

Pedagogu Fabian Pjetri shpjegon se kjo është një mënyrë mirëseardhjeje  për të gjithë studentët e viteve të para në tre fakultetet e universitetit Luarasi. Ai iu uroi suksese kandidatëve që garojnë për postin e senatorëve.

 

Virtyt Lezha, pedagog në fakultetin më të ri, atë të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit vlerëson se kjo është një risi për studentët që ulen për herë të parë në auditore.

Sekretarja e Këshillit Studentor të Luarasit,  Xhesika Picari tregon se ndihet e privilegjuar që është pjesë e këtij procesi zgjedhor.

Përfshirja e studentëve në proceset vendimarrëse është një ndër parimet bazë në universitetin “Luarasi”. Për ta konkretizuar më së miri këtë parim, ky institucion prej vitesh ka një bashkëpunim maksimal me Këshillin Studentor. Procese të tilla demokratike e bashkëkohore dëshmojnë edhe njëherë se Luarasi vazhdon të mbetet një ndër liderët e arsimit të lartë në vend.