Master Profesional në “Sigurinë dhe Rendin Publik”

Urdhër Nr. 511 , date 16.10.2017

Kohëzgjatja: 1 vite akademike   60  ECTS

Përse duhet të regjistroheni tek ky Master?

Siguria sot është “malli” më i kërkuar dhe më i shtrenjtë në treg dhe me një “çmim” vazhdimisht në ngritje në bursë, jo vetëm në Ballkan, por në mbarë botën.

 

Programi i ri i Studimeve të Ciklit të Dytë “Master Profesional për Sigurinë dhe Rendin Publik” ofron përmirësimin e cilësinë e sigurisë, këtij “malli” shumë të kërkuar në treg duke iu dhënë mundësi punonjësve të strukturave të sigurisë dhe rendit publik, si të sektorit publik, ashtu dhe të atij privat, që të thellojnë njohuritë e tyre, me qëllim formimin e tyre me dije profesionale bashkëkohore për sigurinë si dhe me njohuri të qëndrueshme në fusha të përafërta, duke ndikuar kështu dhe në zhvillimin e kapaciteteve drejtuese të strukturave të tyre.

Me qëllim fillimin e plotësimit të nevojave arsimore profesionale të këtij tregu në rritje punë dhe rritjes se rolit e të perfomancës së Shkollës së Lartë Universitare Private “Luarasi” në tregun arsimor vendor dhe rajonal, propozojmë çeljen e pranë Fakultetit Juridik të Shkollës së Lartë Universitare Privatë “Luarasi” të programit të studimit të ciklit të dytë, në formën e “Masterit Profesional për Sigurinë dhe Rendin Publik”.

Programi i Ciklit të Dytë, “Master Profesional për Sigurinë dhe Rendin Publik” shtrihet në një vit mësimor, në dy semestra dhe përmban 60 kredite ECTS. Në të përfshihen

lëndë dhe disiplina mësimore, të karakterit të përgjithshëm e të veçantë (të ngushtë) profesional, në përputhje me ligjin e IAL dhe udhëzimeve të MASH.

Kujt i drejtohet ky Master?

Në Shqipëri, Sektori i Sigurisë dhe Rendit Publik sot përfshin një numër prej rreth 31000 punonjësish të sektorit publik e privat. Nga këta rreth 10.000 janë në strukturat e Policisë së Shtetit; 8600 në strukturat e Forcave të Armatosura; 550 në Policinë e Burgjeve; 1150 në strukturat e Policisë Bashkiake; 1500 në Shërbimin Informativ Shtetëror; 450 në strukturat e Hetimit Tatimor; 150 në Shërbimin Doganor; 110 në Strukturën e Kontrollit Rrugor të Automjeteve në Ministrinë e Transporteve si dhe 8500 në strukturat e Policive Private (Shërbimi i Rojeve Civile të Armatosura).

Ndërkohë, në Republikën e Kosovës ky sektor përfshin rreth 20 mijë punonjës. Nga këta rreth 8000 në strukturat e Shërbimit Policor të Kosovës; 1000 në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës; 3000 punonjës aktivë dhe 2000 rezervistë në Forcat e Sigurisë së Kosovës; rreth 5000 në Kompanitë Privatë të Sigurisë Fizike si dhe rreth 800 punonjës në Policitë e Komunave. Ky treg në Kosovë është në zgjerim pasi dhe strukturat e sigurisë atje janë akoma në proces formimi dhe zgjerimi. Ndërkohë, sistemi arsimor publik dhe privat, në Shqipëri dhe në Kosovë, nuk ofron pothuajse fare programe studimesh të nivelit të dytë “Master Profesional’’ në mbështetje të këtij tregu të madh dhe në zgjerim.

Çfarë përmban ky Master?

Programi i studimeve “Master Profesional” ka objektiva të qartë formues e profesionalë, të justifikueshëm, të arritshëm dhe me synime ambicioze për realizimin e kualifikimit të nevojshëm, në përputhje me kërkesat e kohës. Ndër to veçojmë:

Zhvillimin tek studentët të njohurive e aftësive të gjera e të thelluara profesionale, për vlerësim kritik dhe mendim analitik të pavarur, aftësi për të zgjidhur probleme komplekse dhe për t’u rritur në karrierën profesionale;

Përmirësimin e niveleve të drejtimit e menaxhimit dhe rritjen e kapaciteteve organizative, administrative e operacionale të strukturave dhe shërbimeve të sigurisë, si dhe realizimin e kompletimin me infrastrukturën e nevojshme ligjore, nënligjore e normative;

Hartimin e programeve të zhvillimit sipas standardeve të përafruara me institucionet homologe të vendeve perëndimore;

Shpejtimin e ritmeve për kualifikimin e personelit të strukturave të sigurisë për plotësimin e nevojave për ndryshim dhe zhvillimin e kapaciteteve analitike, drejtuese e studimore të tyre.

Rritjen e aftësive analitike dhe gjetjen e shkaqeve që shtyjnë personelin e strukturave të sigurisë në cenimin e marrëdhënieve me publikun; adaptimin e praktikave transparente për rekrutimin e personelit në sektorin e sigurisë dhe veprimtari të tjera që lidhen me detyrat.

Rritjen e aftësive menaxhuese e drejtuese për shërbimet ekzekutive ndaj kontrollit të territorit si Policisë së Shtetit, shërbimeve të emergjencës, policive bashkiake, sistemit penitenciar, hetimit tatimor e doganor etj., si dhe gjallërimin e mekanizmave monitorues të punës dhe performancës në sektorët e sigurisë.

Plotësimin e nevojave që kanë strukturat e sektorit të sigurisë për resurse të afta profesionalisht dhe specialistë me nivel të lartë kulturor, nivel që përputhet me zhvillimin social e ekonomik të vendit, të cilët do të mbështesin zhvillimin më tej të interesave dhe vlerave kombëtare.

Realizimin e studimeve bashkëkohore, të cilat krahas vlerësimit të përvojave, marrin në konsideratë kërkesat në rritje të shoqërisë për një profesionalizëm në rritje të sektorit të sigurisë.

LENDET

Kurrikula e programit Master Profesional për Sigurinë dhe rendin publik

 

Nr.

 

Lëndët mësimore

 

Kat.

 

ECTS

 

Leks.

 

Sem.

tjera

Përg.

Indiv.

 

Total

1. Kërkimi shkencor dhe shkrimi akademik A 4 30 15 10 45 100
2. E Drejtë Penale Ndërkombëtare

 

A

 

4

 

30

 

15

 

10

 

45

 

100
3. Sistemi i sigurisë kombëtare

 

B 5 30 15 10 45 100
4. Sistemi i sigurisë nderkombëtare

 

B 5 30 15 10 45 100
5. Policimi dhe Çështjet e Sigurisë

 

B 4 30 15 10 45 100
6. Policimi dhe Inteligjenca

 

B 5 30 15 10 45 100
7.

 

Institucionet ndërkombëtare të bashkëpunimit policor

 

B 4 30 15 10 45 100
8. Menaxhimi dhe lidershipi në strukturat e sigurisë e të rendit B 5 30 15 10 45 100
9. Policia Gjyqësore si subjekt i procedimit penal. C 4 30 15 10 45 100
10. Dinamika dhe kërcënimet e krimit bashkëkohor C 4 30 15 10 45 100
11. Mbikëqyrja dhe kontrolli i Sektorit të Sigurisë D 4 30 15 10 45 100
12. Kriminologji E 4 30 15 10 45 100
13. Praktikë Profesionale E 3 5 70 75
14. Provim/mbrojtja e tezës së diplomës F 5       125 125
 

TOTAL

 

 

 

60

 

390

 

195

 

135

 

780

 

1500