Memorandum Bashkëpunimi mes Kolegjit Universitar “Luarasi” dhe Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare

Përshëndetje,

Është nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi mes Kolegjit Universitar Luarasi dhe Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare.

Rektori I KU Luarasi Prof.Dr Et’hem Ruka, u shpreh se vlerëson zgjerimin e partneritetit të autoriteteve publike dhe universiteteve, duke patur parasysh ndikimin pozitiv dhe mundësitë e reja që keto bashkëpunime sjellin për studentët.

Drejtori i AMF, Z.Koçi prezantoi para studentëve misionin, vizionin dhe veprimtarinë mbikqyrëse dhe rregullatore të institucionit.

Zyra e Marrëdhënieve me Publikun