Memorandum Bashkëpunimi mes KU Luarasi dhe institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit

Përshëndetje të dashur miq,

Është nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi mes KU Luarasi dhe institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Kjo marrëveshje ka për qëllim intensifikimin e bashkëpunimit institucional, dhe lehtësimin e angazhimit të studentëve të KU Luarasi pranë këtij institucioni që mund të gjenerojë eksperiencë te vecantë lidhur me praktikat.

Nga ky bashkëpunim KU Luarasi do të ketë disa përfitime konkrete për stafin akademik dhe studentët tanë.

Falenderojme zotin Bujar Leskaj për pritjen e mundësuar dhe gadishmerinë në konkretizimin e parashikimeve te MoU.

Zyra e Marrëdhënieve me Publikun