Memorandum Bashkëpunimi mes KU Luarasi dhe Ministrisë së Inovacionit dhe Administratës Publike, dhe mbështetjen e Innovation Hub.

Të dashur studentë,
Mirëpritëm, sot, në një takim me studentë dhe profesorë, Ministren për Inovacionin dhe Adminsitratën Publike , Znj Milena Harito, si dhe përfaqësues të kabinetit të saj, për të diskutuar për punësimin në administratën publike si dhe në kuadër të prezantimit të Innovation Hub, një iniciativë e kësaj ministrie dhe që financohet nga programi Italo-Shqiptar i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim- IADSA.
Gjatë fjalës së tij, Rektori I KU Luarasi Prof.Dr Arben Malaj, përgëzoi punën e kësaj ministrie si dhe programin Innovation Hub, duke theksuar se misioni i KU Luarasi është të përgatisë profesionistë si dhe kapacitete që krijojnë vetpunësim. Gjithashtu, Rektori Malaj pyeti Ministren Harito dhe kabinetin e saj, në lidhje me kriteret e punësimit në administratën publike, dhe specifikisht për nevojën dhe dobishmërine e kriterit të kualifikimit Master Shkencor për aplikantët. Kualifikim ky i cili, sipas Prof.Dr Malaj, është krijuar për pasurimin e botës akademike me kërkues shkencor nëpërmjet ndjekjes së karrierës akademike, si dhe për të përmisimin e kërkimit shkencor, dhe që nuk duhet të jetë i detyrueshëm për profesionistët që aplikojnë pranë administratës publike.
Zonja Harito, vlerësoi shqetësimin e ngritur dhe kërkoi parashtrimin e tij nëpërmjet një shkrese zyrtare në mënyrë që të sigurohet rishikimi i VKM e cila e ka krijuar këtë kriter.

Në minutat e këtij takimi, u nënshkrua dhe Memorandum Bashkëpunimi mes palëve, KU Luarasi dhe Minstrisë për Inovacionin dhe Administratën publike. Duke patur parasysh rëndësinë e inovacionit për mirëqeverisjen dhe përmirësimin e shërbimeve publike ndaj qytetarit dhe bizneseve; në ngritjen dhe zhvillimin e një veprimtarie të qëndrueshme shkencore, akademike, ekonomike, si dhe në ndihmën për marrjen e vendimeve të mbështetura në punën kërkimore dhe shkencore.
Në fund KU Luarsdi dorëzoi Certifikatë Mirënjohje për të ftuarit.

Ju lutem të gjeni ne websiten e KU Luarasi www.luarasi-univ.edu.al, kopjen e MoU.
Faleminderit!
Zyra e Marrëdhënieve me Publikun