Muaji i Inovacionit, ‘Luarasi’ konkurs për Statup idetë më të mira

Universiteti “Luarasi” në kuadër të javës së inovacionit zhvilloi konkursin “Startup Competition”. Në këtë konkurs morën pjesë studentët e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit, të cilët, nxitur nga njohuritë e përftuara në lëndën “Menaxhimi i Inovacioneve” të mentoruar me profesionalizem nga dy lektorët Endri Plasari dhe Florenc Hidri, prezantuan idetë e tyre startup. Në fund të kompeticionit u ndanë dhe çmimet sipas katër kategorive: Idea më e mirë startup, produkti më i mirë, prezantimi më i mirë dhe ekipi më i mirë. Çmimin e parë për idenë më të mirë e mori studenti i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit Rei Bengu, si produkti më i mirë u vlerësua krijimi i grupit të studentëve të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit Ergion Kopani, Thoma Pishtari, Mikael Drita dhe Aldo Kurti. Çmimin e prezantimit më të mirë e morën studentët e Informatikës Ekonomike, përkatësisht Silvio Progonati, Desada Muçolli, Ergena Ereqi, Anri Vocaj dhe Franko Rrokaj. Për kohezionin në grup, bashkërendimin e punës dhe shpirtin e ekipit u vlerësua grupi i përbërë nga Albin Cani, Kristi Kavaja, Helga Prifti dhe Lorenc Beqiri. Ne garë morën pjesë nëntë grupe. Ky konkurs ishte i pari për nga natyra i organizuar në universitetin “Luarasi” por do të jetë vetëm një nga shumë të tjerët që do pasojnë, duke qënë se “Luarasi” ka vendosur ta kthejë në një traditë këtë aktivitet, një kompeticion që do të përsëritet në vitet në vijim. Universiteti “Luarasi” e ka vendsour inovacionin në epiqendër të kërkimit shkencor, pjesë integrale të kurrikulës që ofron në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit. Nëpërmejt nismave të tilla Luarasi synon të ndihmojë ekosistemin e inovacionit në Shqipëri duke zbuluar e mbështetur talentet e reja në fushën e inovacionit.