NJOFTIM: ‘Luarasi‘ merr akreditim për 6 vite akademike, Ruka: Së shpejti çelim fakultetin e tretë

Të dashur miq dhe studentë,

Jemi shumë të lumtur që në këtë prag festash të ndajmë me ju një lajm të gëzuar për Kolegjin Universitar “LUARASI”.
Bordi i Akredimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, ASCAL, në mbledhjen e tij të rradhës, datë 15 Dhjetor 2017, në Vendimin Nr .115. BA, vendosi:


1. Vlerësimin Përfundimtar “POZITIV”, për Institucionin e Arsimit të Lartë: Kolegji Universitar “LUARASI”.
2. Akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë: Kolegji Universitar “LUARASI” me kohëzgjatjen prej 6( gjashtë) vite akademike. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të institucionit është 14.12.2023.
Ky vendim e rendit Kolegjin Universitar “LUARASI” ndër katër Institucionet e Arsimit të Lartë më të mira në vend, referuar cilësisë, ku Kolegji Universitar “LUARASI” ka marrë vlerësim ekselent, në të pesë fushat e vlerësimit.
Çertifikata e Akreditimit është shumë e rëndësishme, si një akt që finalizon vlerësimin pozitiv që rezulton nga Raporti I Vlerësimit të Brendshëm, Raporti i Vlerësimit të Jashtëm dhe Raportet Monitoruese.
Rektori i Kolegjit Universitar “LUARASI”, Prof. Dr Et’hem Ruka, është shprehur entuziast për vendimin e Bordit të Akreditimit dhe ia atribuon këtë sukses së pari studentëve të kaluar dhe të tashëm të Kolegjit Universitar “LUARASI”, drejtuesve ndër vite, stafit akademik dhe administrativ, si dhe në mënyrë të veçantë mbështetjes së paçmuar e të vazhdueshme që HYSENBELLIU GROUP i ka ofruar Kolegjit Universitar “LUARASI”, duke mos e trajtuar si një institucion fitimprurës, por duke stimuluar dhe zhvilluar lirinë akademike.
Gjithashtu, Prof. Dr. Ruka, u zotua se, gjatë vitit të ardhshëm akademik Kolegji Universitar “LUARASI”, do të zgjerojë ofertën e tij akademike, duke punuar për hapjen e Fakultetit të ri të Tekonologjisë së Informacionit dhe Inovacionit, gjithashtu dhe për ciklin e tretë të studimeve.

Kliko Këtu> ‘Luarasi‘ merr akreditim për 6 vite akademike, Ruka Së shpejti çelim fakultetin e tretë