PROF. DR. ETHEM RUKA

Email: ethem.ruka@luarasi-univ.edu.al

Universiteti “Luarasi” është institucion jopublik i arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, i licencuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr.611, datë:11.09.2003: “Për dhënien e lejes për hapjen e shkollës së lartë universitare, jopublike “LUARASI.” Mbi bazën e këtij akti, institucioni ka nisur veprimtarinë e mësimdhënies, në vitin akademik 2003–2004. 

Sot Universiteti Luarasi ka tre fakultete:  atë të Drejtësisë, Ekonomikut dhe Teknologjive të Informacionit dhe Inovacionit.

Pas shpalljes së rezultateve të akreditimit të shkollave të larta publike dhe shtetërore, Universiteti Luarasi akreditohet maksimalisht për gjashtë vite, duke u renditur një në katër shkollat e larta më të mira të vendit. Ky certifikim është dëshmia më e mirë për cilësinë dhe besueshmërinë e lartë të diplomave të lëshuara në fund të shkollimit të studentëve. Shpresojmë që për vitin akademik 2019-2020 të hapet cikli i tretë i studimeve, ndërsa në vitin akademik 2020-2021   të jepen diploma studimi të përbashkëta me një nga universitetet me të mira britanike. 

Nuk ka si të jetë ndryshe për sa kohë studentët e drejtësisë të këtij universiteti janë të vemtit ndër të gjitha shkollat e larta jopublike që plotësojnë kriteret për t’u pranuar në shkollën e lartë të magjistraturës, e për më tepër gati 80 % e të diplomuarve në drejtësi e ekonomik fillojnë punë gjatë një periudhe kohore prej gjashtë muajsh pas mbarimit të shkollimit. 

Universiteti Luarasi, ndodhet në një nga zonat më të preferuara universitare të kryeqytetit. Ai ka një infrastrukturë të shkëlqyer, dhe ofron kushtet nga më të mirat për mbarvajtjen e mësimit dhe argëtimin e studentëve. Pranë këtij Universiteti jep mësim një staf akademik i përkushtuar i cili dallohet për profesionalizëm të lartë.

Një sërë marrëveshjeshtë nënshkruara mes Universitetit Luarasi dhe shumë agjensive vendase   e universiteteve të huaja i kanë shndërruar auditoret tona në vend debati të gjallë për problemet që lidhen me formimin teorik e praktik të studentëve. Klinika ligjore e Universitetit Luarasi, si dhe Laboratori i Kriminalistikës janë ndër më të mirët e gjithë shkollave të larta. Studentët dhe juristët tanë këshillojnë falas dhe aktivizohen për zgjidhjen e shumë çështje ligjore në favor të qytetarëve në nevojë.

Numri i studentëve pranë këtij insutucioni vetëm për vitin akademik 2018-2019 u rrit me 46%.   Intersat e studentëve për një shkollim sa më të mirë mbeten prioritare për Universitetin Luarasi.  Ata marrin pjesë aktivisht në vendimmarrjet e këtij institucioni dhe përfitojnë nga përvojat e universiteteve të huaja në kuadrin e programit Erasmus +.  Qeveria Studentore është e gjallë dhe ndërmerr aktivitete me interes studentor e publik. 

Cilësia e lartë e mësimdhenies, veprimtaria e institucionit e mbështetur fortësisht te ligji, vlera e diplomave për punësim; jeta e gjallë studentore, lidhja e formimit teorik me veprimtarinë e gjallë praktike, kushtet e shkëlqyera infrastrukturore etj, janë një ofertë e hapur për maturantët që duan diploma të meritura në fushën e drejtësisë, ekonomikut dhe teknologjive të informacionit e inovacionit. 

Universiteti Luarasi është pjesë e Grupit Hysenbelliu. Ky grup përfshin një sërë kompanish që operojnë në shumë fusha të tjera, por midis tyre do të veçoja kompaninë mediatike që përfshin Gazeta Panorama, Gazeta Shqiptare, Panorama Sport, Revistën Psikologjia, Televizionin e mirënjohur NEWS 24, Radio RASH, dhe rrjetin Ballkanveb. I gjithë ky potencial mediatik është vazhdimisht në shërbim të studentëve për të afirmuar personalitetin e tyre edhe në rrafshin publik.

Luarasi është Universiteti juaj. Ai ju mirëpret dhe ju siguron që në fund të studimeve tu pajis me një nga diplomat që ka besueshmërinë më të lartë në vend. Ju mirëpresim në shtator në auditoret e këtij Universiteti!