Projektet

 Zhvillime:

1- Luarasi partner i ri në projektin CONSUS “Connecting Science-Society Collaborations for Sustainability Innovations”!!

Informacion mbi projektin:

Projekti, i drejtuar nga Universiteti Graz dhe me partnerë universitete nga Shqipëria dhe Kosova, ka për synim ngritjen e një rrjeti rajonal me fokus binomin Shkencë-Komunitet dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet IAL-ve dhe qëndrave kërkimore.

http://consus.allafine.com/en/home

 

2- KU Luarasi ka aplikuar si partner në projektin e financuar nga DAAD  me temë “Dialogue of Universities and Civil Society Organisations in the Western Balkans.

3- KU Luarasi aplikoi si partner në thirrjen e Horizon 2020 me projektin me temë “A comprehensive Common European Asylum and Migration System”.

4- KU Luarasi aplikoi si partner në projektin e Erasmus + nën thirrjen “Capacity Building for Higher Education”.

 

Studime dhe Statistika

Produkt i kësaj zyre është edhe rezultati i dy studimeve:

1-Shpërndarja e studentëve të Luarasit sipas rretheve (për fushatën e rekrutimit)

2-Analiza e vlerësimit të studentëve ndaj shkollës (pyetësor online, për kontroll të brendshëm)

 

Albania at a Glance 2016

foto

Instituti për Politika Publike dhe Mirëqeverisje ka kenaqësinë të ndajë me ju një nga produktet e saj vjetore, Albania at a Glance.

Nëpërmjet këtij produkti IPPM dhe Universiteti Luarasi synojnë të sjellin për publikun një pasqyrim të thjeshtëzuar të performancës së disa prej treguesve më të rëndësishëm të ekonomisë Shqiptare për vitin 2016.