Renis Vangjeli, Kryetar i Këshillit Studentor

Si kryetar i kësaj strukture të pavarur, të dalë nga zgjedhje të lira dhe të ndershme, të aplikuara në një sistem model
zgjedhor, së bashku me anëtarët e Këshillit Studentor, duke respektuar traditën e brezave në ”Luarasi” dhe dëshirën për të pasuar stafetën dhe shembullin pozitiv te brezat që do të vijnë, në vizionin tonë dhe punën e përditshme kujdesemi që të dëgjohet zëri i studentëve në instancat drejtuese akademike dhe administrative¸ jo vetëm brenda institucionit tonë, por kudo ku kemi ndikim; të ndiqen problematikat dhe kërkesat e çdo studenti; të pasurojmë veprimtarinë akademike me ide novatore të gjeneruara nga studentët; si dhe të gjallërojmë jetën në auditoret e universitetit.

Këshilli Studentor “Luarasi” nuk është vetëm një bashkim studentësh dhe interesash për rritje akademike, por nje bashkim vlerash humane dhe artistike, të cilat i pasqyrojmë dhe i kultivojmë vit pas viti në veprimtaritë tona. Jam shume krenar të drejtoj Këshillin Studentor të Luarasi, që tashmë është kthyer në bashkëpuntorin kryesor edhe te strukturave të tjera studentore në vend, dhe me bindje në modelin më pozitiv për konstituimin dhe performancën e tij.

Këshilli Studentor përbëhet nga Kryetari i Këshillit Studentor, Zv/Kryetari i Këshillit Studentor, Kryetarët e komisioneve dhe Senatorët e Këshillit Studentor, ku secili prej tyre përfaqëson grupin ku bën pjesë.

Renis Vangjelaj – Kryetar i Këshillit Studentor
Ergys Dorani – Zv/Kryetare e Këshillit Studentor
Klogen Prifti – Zv/Kryetare e Këshillit Studentor
Xhesika Picari – Sekretare e KSL

 

SENATORËT:

Almarjo Shurbi;  Anxhela Kule;  Bernarda Islamaj;  Brikena Sula;  

Denis Elezi;  Donald Zeqo;  Dritan Salianji;  Jurgen Huda;  Kevin Topi;  

Marsida Thartori;  Megan Malaj; Xhuljan Zaimi;

Aktivitete të Këshillit Studentor

KS Luarasi, qysh prej riorganizimit të tij, gjatë periudhës 16/11/2016 – 13/03/2017,  ka organizuar dhe ka patur përfaqësuesit e vet pjesëmarrës në aktivitetet e mëposhtme, të cilat janë organizuar dhe ekzekutuar në asistencën e pedagogëve dhe stafit akademik të KU Luarasi, si më poshtë:

Aktivitete Akademike:

  • Më datë 02/12/2016 perfaqësues të KS Luarasi kanë qenë pjesëmarrës aktiv në Simpoziumin tre ditor mbi “Korrupsionin”, organizuar nga Ambasada Amerikane.

Aktivitete Social-Kulturore:

  • Mbrëmja e Fundvititi, organizuar më datë 19/12/2016, në ambientet e “Xheko Imperial” ku pjesëmarrës ishin studentët dhe gjithashtu të ftuar ishin edhe pedagogë, të cilët mbështetën për organizimin dhe na nderuan me pjesëmarrjen e tyre.
  • Më datë 20/12/2016, KS Luarasi organizoi një fushatë mbledhje fondesh në bashkëpunim me Organizatën ”Fundjavë ndryshe”. Ky aktivitet konsistonte në mbledhjen një shumë e përcaktuar lekësh e cila do ti ofrohej si ndihmë familjeve në pamundësi ekonomike, përkatësisht familjeve Nozlli dhe Mazlliku. Dhurues në këtë event ishin studentë dhe pedagogë.

Ishin vetë përfaqësues të KS Luarasi dhe studentët të cilët shprunë në shtëpitë e këtyre familjeve shpirtin e ngrohtë të festave nën logon “ Bëhu dhe ti Babagjysh”.

  • Më datë 17/12/2016 KS Luarasi ishte pjesëmarrës në mbrëmjen gala “Krishtlindje në Tiranë” me rastin e festave të fundvitit. Ky përfaqësim u mundësua nga bashkëpunimi i Zyrës së Marketingut me organizatorët e venetit.
  • Më datë 02/02/2017 , KS Luarasi organizoi Movie Night në ambientet e KU Luarasi, ku pjesëmarrës ishin studentët dhe pedagogë. Pjesëmarrja e studentëve ishte e konsiderueshme. Aktivitete të tilla që shndërojnë ambientet e KU Luarasi nga salla akademike në mjedise kulturore dhe artistike do të ktheneh në traditë nga KS Luarasi.
  • Më datë 06/02/2017, në ndarjen nga jeta te kolosit te letrave shqipe Dritëro Agolli, KS Luarasi organizoi një mbrëmje letratre ku u risollën poezitë dhe jeta dhe vepra e autorit në vëmendjen nën titullin  “Homazh për Dritëro Agollin”. Ky event zgjati një orë dhe u mbajt në ambientet e KU Luarasi.
  • Më datë 22/02/2017 KS Luarasi organizoi një mbledhjë fondesh në ndihmë të studentes Xhensila Xhuti, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë. Fondi modest i mbledhur iu depozitua nga KS Luarasi në llogarinë bankare të hapur nga familja.
  • Më datë 08/03/2017 KS Luarasi organizoi dy konkurse (poezi dhe pikturë) me tematikën e festës së 7-8 Marsit. Në këtë event u interpretuan dhe prezantuan punimet, dhe u shpërndanë cmime simbolike të mundësuara nga KU Luarasi për fituesit.

Aktivitete Sportive:

  • Më datë 14/12/2016, përfaqësues të KS Luarasi dhe studentë ishin pjesëmarrës në kampionatin e futbollit mes universiteteve private. Financimi i Ku Luarasi për organizimin dhe mjetet logjistike të nevojshme vlen për tu falenderuar.
  • Më datat 16/01/2017-14/02/2017 , përfaqësues të KS Luarasi dhe studentë ishin pjesëmarrës në kampionatin i volejbollit te femrave mes universitetev private. Financimi i Ku Luarasi për organizimin dhe mjetet logjistike të nevojshme vlen për tu falenderuar.

Dëshirojmë të sjellim në vëmendje se KS Luarasi, ka qenë mbështetës i aktiviteteve me karakter akademik, aktiviteteve me karakter social- kulturor, dhe atyre me karakter promovues për KU Luarasi, të organizuar nga KU Luarasi.

Takime për krijimin e bashkëpunimeve

 KS Luarasi ka zhvilluar takim me Univeristetin e Pejës, duke shkëmbyer vizita reciproke për të binjakëzuar strukturat studentore.

Geraldo Meta

Kryetar i Komisionit të Aktiviteteve KSL