Prof. Dr. Ethem Ruka, Rektor

Gjatë karrierës së tij të pasur profesionale, Prof. Dr. Ruka ka dhënë kontributin e tij si në fushën akademike ashtu dhe në shërbim të sektorit publik, nga ku në vitet 1992 -2005 dhe 2009-2013 është zgjedhur Deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Prof.Dr. Ruka ka qenë Ministër i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në vitet 1997-2001, Minister i pare i Mjedisit në vitet 2001-2002, Ministër i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit në vitin 2002-2003, dhe sërish Ministër i Mjedisit në vitin 2003-2005.

Ai është autor i shumë studimeve të karakterit shkollor, universitar dhe akademik. Në bibliografinë e punimeve të tij numërohen mjaft botime shkencore, të cilat janë botuar brenda dhe jashtë vendit, si dhe është autor/bashkëautor i disa teksteve mësimore.

Prof. Dr. Ethem Ruka ka mbaruar studimet e larta në degën Biologji-Kimi pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Në mbarim të studimeve universitare u emërua pedagog në Katedrën e Zoologjisë pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore.

Në vitin 1978 filloi studimet pasuniversitare pranë Universitetit “Pierre et Marie Cyrie” në Paris të cilat i finalizoi me Diplomën Doktor i Ciklit të tretë në biologji.
Gjatë viteve 1983- 1992 ai mbroi një doktoratë të dytë në Tirane, duke fituar titullin Docent, Profesor i Asociuar dhe që prej vitit 1992 mban titullin Profesor në Biologji.

Prof. Asoc. Dr. Stefan Qirici, Zv Rektor

Prof. Assoc. Dr. Stefan Qirici i ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, në vitin 1980. Ai është diplomuar “Ekonomist i specializuar për Ekonomi Politike”. Pas katër viteve pune, si ekonomist në ndëmarrje të ndryshme, në vitin 1984 fillon punën si pedagog pranë Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Aktiualisht ai ka eksperiencë punë 34 vjeçare në mësimdhënie dhe në kërkimin shkencor. Gjatë kësaj periudhe, pas viteve ’90 ka realizuar shumë specializime dhe tranime në fushën e ekonomisë si brenda ashtu edhe jashte vendit. Ne vitin 1996 merr gradën “Doctor” i Shkencave Ekonomnike, ndërsa në vitin 1999 merr titullin Prof.Assoc. Fusha e preferuar e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor është Ekonomiksi, në veçanti në lëndët Mikroekonomi, Makroekonomi dhe Ekonomiksi i Punës. Prof. Assoc. Dr. Stefan Qirici është autor dhe bashkëautor: i teksteve mësimore për nxënësit e shkollave të mesme dhe për studentët e shkollave të larta, i studimeve ekonomike, i artikujve në revistat shkencore brenda dhe jashtë vendit dhe pjesmarrës në shumë konfernca kombëtare dhe ndërkombëtare.

Gjatë kësaj periudhe ai ka realizuar detyra në nivele të ndryshme drejtimi nw institucione të arsimit të lartë brenda dhe jashtë vendit. Në vitet 2006 -2014 ka qënë Dekan i Fakultetit të Ekonomisë dhe Rektor në SHLJU “Sevasti & Parashqevi Qiriazi” në Tiranë; në vitet 2015-2017 ka qënë Dekan i Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë në Universitetin e Evropës Juglindore në Maqedoni. Aktualisht në KU “Luarasi” është zv/Rektor për anën mësimore, Kryetar i Njësisë së Brendëshme për Sigurimin e Cilësisë, dhe jep mësim në Ciklin e parë të studimeve Bachelor dhe Ciklin e të dytë të studimeve Master.

Prof. Asoc. Dr. Anni Dasho, Zv Rektor

Me përvojë të gjatë menaxheriale rreth 20 vjecare në fushën e Teknologjisë së Informacionit në Sektorin Privat dhe atë Publik si Drejtor i Teknologjisë së Informacionit në Korporatën Elektroenergjitike CEZ Albania, Drejtor i Përgjithshëm i Teknologjisë së Informacionit në Ministrinë e Financave, Drejtor i Qendrës së Konsulencës dhe Projekteve në fushën e ICT-së në Universitetin Europian të Tiranës “UET IT Solutions”. 

Me një eksperiencë të gjatë në menaxhimin e Projekteve në fushën e IT-së në sektorin Publik dhe atë Privat si Drejtor i Përgjithshëm i Projektit: Implementimi i Sistemit të Thesarit në Ministrinë e Financave, Menaxher i Projekteve kryesore në CEZ Albania ne fushen e ICT-së dhe IT Senior Konsulent nr projekte të ndryshme në fushën e ICT-se brenda dhe jashtë vendit. 
Me një përvojë të gjatë në mësimdhënie rreth 15 vjecare, Lektore në nivelin Master, Bachelor dhe Doktorature në Universitetin Europian të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë dhe Teknologjisë së Informacionit, Departamenti i Teknologjisë së Informacionit, Matematikës dhe Statistikës, Lektore ne Universitetin e Tiranes, Fakulteti Ekonomik, Departamenti Informatikës së Aplikuar dhe Statistikës, etj.