Rektori

Prof. Dr. Ethem Ruka

Email: ethem.ruka@luarasi-univ.edu.al

Gjatë karrierës së tij të pasur profesionale, Prof. Dr. Ruka ka dhënë kontributin e tij si në fushën akademike ashtu dhe në shërbim të sektorit publik, nga ku në vitet 1992 -2005 dhe 2009-2013 është zgjedhur Deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Prof.Dr. Ruka ka qenë Ministër i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në vitet 1997-2001, Minister i pare i Mjedisit në vitet 2001-2002, Ministër i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit në vitin 2002-2003, dhe sërish Ministër i Mjedisit në vitin 2003-2005.

Ai është autor i shumë studimeve të karakterit shkollor, universitar dhe akademik. Në bibliografinë e punimeve të tij numërohen mjaft botime shkencore, të cilat janë botuar brenda dhe jashtë vendit, si dhe është autor/bashkëautor i disa teksteve mësimore.

Prof. Dr. Ethem Ruka ka mbaruar studimet e larta në degën Biologji-Kimi pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Në mbarim të studimeve universitare u emërua pedagog në Katedrën e Zoologjisë pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore.

Në vitin 1978 filloi studimet pasuniversitare pranë Universitetit “Pierre et Marie Cyrie” në Paris të cilat i finalizoi me Diplomën Doktor i Ciklit të tretë në biologji.
Gjatë viteve 1983- 1992 ai mbroi një doktoratë të dytë në Tirane, duke fituar titullin Docent, Profesor i Asociuar dhe që prej vitit 1992 mban titullin Profesor në Biologji.