Shpallje e vendeve të lira pune, për staf akademik në Fakultetin e Ekonomisë, Departamenti Financë-Bankë

Titulli i pozicionit:

Staf akademik i brendshëm ose i jashtëm në fushën Financë-Bankë

 

Konform përcaktimeve të Ligjit nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, të Statutit të KU “Luarasi”, në departamentin e Financë-Bankës të Fakultetit të Ekonomisë, kërkohet staf akademik i brendshëm ose i jashtëm, për vende të lira pune.

 

Kandidatët kërkohet të jetë diplomuar në fushën Financë-Bankë. Preferohen me njohuri/përvojë pedagogjiko-universitare në fushën Financë-Bankë.

 

Në vijim janë specifikuar edhe kriteret që duhet të përmbushë kandidati për këtë vend vakant:

 

  1. të zotërojë së paku gradën shkencore “Doktor Shkencash” në fushën Financë-Bankë;
  2. të zotërojë diploma/çertifkata të tjera universitare në fushën përkatëse;
  3. të ketë të paktën 5 vite eksperiencë pune në mësimdhënie në institucionet e arsimit të lartë brenda apo jashtë vendit, në fushën Financë-Bankë;
  4. të përmbushë kriteret që përcaktohen nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi;

 

Procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit do të bëhen mbështetur në aktet ligjore dhe nënligjore të përmendura më sipër.

 

CV dhe dokumentacioni shtesë që provon plotësimin e kritereve, të dërgohet deri më datë 15.08.2018 në adresën email: vasilika.mulla@luarasi-univ.edu.al