Si të Aplikojmë

Dokumentet për regjistrim dhe transferim

KU “Luarasi” në mënyrë periodike angazhohet të informojë dhe mirëpresë studentët e rinj, të interesuar që në fazat më të herëshme të nisjes së procedurave të aplikimit, në varësi të programeve ku ata duan të aplikojnë.

Dokumentet e nevojshme për regjistrim në programet Bachelor:

  1. Dëftesa e shkollës së Mesme e noterizuar
  2. Numri i matrikullimit të maturës shtetërore
  3. Fotokopje e noterizuar e listës së notave
  4. Kërkesë me shkrim për t’u regjistruar në Kolegjin Universitar Luarasi
  5. Fotokopje e kartës së identitetit ID
  6. Dy Fotografi 4×5

Dokumentat e nevojshme për regjistrim në programet Master:

  1. Kopje e noterizuar të diplomave të ciklit të pare që studenti ka fituar;
  2. Fotokopje e noterizuar e listës së notave të ciklit të pare;
  3. Dëftesa e shkollës së mesme e noterizuar;
  4. Fotokopje e noterizuar e dëshmisë së gjuhës së huaj në një nga qendrat e licensuara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
  5. Kërkesë me shkrim për t’u regjistruar në Universitetin “Luarasi”
  6. Fotokopje e kartës së identitetit (ID)
  7. 2 fotografi për dokumentet

Si mund të transferohem në Universitetin Luarasi?

  1. Kërkesa me shkrim për transferimin e studimeve;
  2. Vërtetim çregjistrimi nga programi i mëparshëm;
  3. Listë notash me kredite;
  4. Dëftesa e shkollës së mesme e noterizuar;
  5. Programi i plotë i studimit;
  6. Kopje kontratës së lidhur në kohën e regjistrimit të studentit në IAL-në përkatëse dhe kopje e dokumentit që vërteton zgjidhjen e kontratës;
  7. Fotokopje e kartës së identitetit (ID);
  8. 2 Fotografi për dokumentet