The Hour of Code – Ora e Kodimit 2017 tek Luarasi

The Hour of Code – Ora e Kodimit 2017 tek Luarasi

Në kuadër të Lëvizjes Globale “The Hour of Code – Ora e Kodimit”, e cila në vizionin e saj synon t’u mundësojë nxënësve, studentëve dhe gjithë të interesuarve të fillojnë mësimin për shkencat kompjuterike përmes një orë kodim, zhvillohet nesër prezantim i programit.

ALMOOC (Albanian Massive Open Online Courses) në bashkëpunim me përfaqësinë e Microsoft në Shqipëri, Vodafone dhe organizatën përfaqësuese për territorin e Shqipërisë, fondacioni Real Visualz kanë ndërmarrë nismën për të promovuar në nivel kombëtar avanacimin e shkencave kompjuterike përmes lëvizjes/nismës globale the Hour of Code të iniciuar nga code.org.

Lëvizja globale “The Hour of Code – Ora e Kodimit” në vizionin e saj synon t’u mundësojë nxënësve, studentëve dhe gjithë të interesuarve të fillojnë mësimin për shkencat kompjuterike përmes një orë kodim. Për më shumë, the “hour of code” është një prej fushatave më të mëdha mbarëbotërore deri më tani që përmes teknikave të thjeshtësuara të teknologjisë, promovon mësimin e lëndës së programimit nëpër shkolla të të gjitha niveleve. Kjo nismë tashmë ka gjetur mbështetje në 185 vende të botës dhe synon të përthithë qindra miliona të interesuar, me qëllimin parësor të nxënies së lëndës së programimit në masë të gjerë, nëpër shkolla e institucione arsimore.

The Hour of Code is here

https://hourofcode.com/al

https://code.org/ 

https://www.facebook.com/Code.org/videos/10100689712053311/

https://www.youtube.com/watch?v=FC5FbmsH4fw

https://www.youtube.com/channel/UCJyEBMU1xVP2be1-AoGS1BA

https://code.org/minecraft