Universiteti “Luarasi” trajnim per Keshillimin e Karrieres

Universiteti “Luarasi” trajnim per Keshillimin e Karrieres

Universiteti “Luarasi”, në bashkëpunim me Risi Albania, organizuan trajnimin e Këshillimit të Karrierës, trajnim i mundësuar nga qeveria zvicerane. Ky trajnim certifikues sipas standardeve ndërkombëtare ka si synim ngritjen e kapaciteteve të qendrave të karrierës në Shqipëri dhe ridimensionimin e profesionit të këshilluesit të karrierës.
Trajnimi i këshilluesve të karrierës në Universitetin “Luarasi” shërben për të përmirësuar shërbimin e këshillimit të karrierës, për t’u ofruar më shumë mundësi punësimi studentëve të tyre.