Universiteti “Luarasi” zhvilloi leksion të hapur me Dr. Andrea Mogni

Universiteti “Luarasi” zhvilloi leksion të hapur me Dr. Andrea Mogni

Universiteti “Luarasi” zhvilloi leksion të hapur me Dr. Andrea Mogni, këshilltar i lartë të BE-së në fushën e financave dhe ekonomisë.
Dr. Andrea Mogni foli për eksperiencën e tij 25-vjeçare në Komisionin Europian dhe bëri një analizë të thelluar të situatës së tranzicionit jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë rajonin.
Leksionet e hapura nga ekspertët e huaj vijojnë të mbeten një traditë për Universitetin “Luarasi”, me synim nxitjen e mendimit kritik dhe përgatitjen e qytetarëve dhe profesionistëve të së ardhmes.