Universiteti “Luarasi” zhvilloi leksion të hapur me Dr. Mark Peterson

Universiteti “Luarasi” zhvilloi leksion të hapur me Dr. Mark Peterson, profesor pranë Universitetit të Wyoming në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në fushat e marketingut dhe të praktikave të qendrueshme të biznesit. Leksioni me temë “Sustainability in Albania”, u zhvillua me studentët e Fakultetit Ekonomik.
Dr. Mark Peterson është Doktor i Shkencave në fushën e marketingut, profesor në lëndët e marketingut dhe të praktikave të qendrueshme të biznesit në Universitetin e Wyoming, editor i Revistës së Makromarketingut, konsulent i më shumë se 500 start-upeve në SHBA dhe autor i librit “Organizatat e Qendrueshme: Një perspektivë Makromarketingu”.