Zyra e Këshillimit të karrierës

565 STUDENTË KANË FITUAR BURSA DHE JANË MBËSHTETUR FINACIARISHT PËR TË PËRBALLUAR STUDIMET E TYRE

*Gjatë viteve akademike 2012 – 2019

Zyra e Studentit dhe e Këshillimit të Karrierës

Zyra e studentit dhe e Këshillimit të karrierës ka për mision të mbështesë dhe inkurajojë studentët dhe alumnit për një përqasje më të mirë në tregun e punës, duke rritur kështu numrin e të punësuarve sipas programeve të tyre të studimit.

Çfare do të gjeni pranë Zyrës se Studentit dhe Këshillimit të Karrierës, në Universitetin Luarasi?

  • Workshope të cilat zhvillohen në formën e seminareve, ku studentet orientohen për një temë të caktuar, dhe shkëmbejnë njohuritë e tyre.
  • Trajnime të cilat kanë si qellim përmirësimin e aftësive dhe rritjen e performancës se studentit në përputhje me fushën e tij të studimit.
  • Informacione ne lidhje me bursat e studimit qe ofrohen jashte vendit, mbi testet nderkombetare të gjuhës së huaj etj.
  • Angazhimin Vullnetar e shikojmë si pjesë të rëndësishme të veprimtarisë studentore për të ndërmarrë aktivitetete vullnetare në shërbim të universitetit dhe komunitetit.
  • Internshipet si një mundësi për konkretizimin e njohurive teorike pranë institucioneve të ndryshme, si dhe dhe për të krijuar nje perceptim real mbi mjedisin e punës.
  • Leksionet e hapura, ku trajtohen tema të ndryshme nga profesionistë të fushave të ndryshme, si një mundësi për zgjerimin e thellimin e njohurive të trajtuara në auditore.  
  • Mundesi punesimi sepse qëndra e karrierës shërben si urë lidhëse mes studenteve dhe tregut të punës, duke krijuar kontaktet e duhura me punëdhënës potencialë.  

Zyra e studentit dhe Keshillimit të Karrierës në Universitetin Luarasi, ndjek një sërë projektesh me interes si   “Te njohim fakultetin”, “Klubi i debatit”, “Panairi virtual i punës”, “Dita e informimit”, “Të mbeshtesim moshat e treta”, “Klubi Ekonomistët e Rinj”, “Klubi i Vullnetarëve”, “Klubi Novus”, “Klubi Justicia”, “Klubi i Sportit” etj.

Foto nga aktivitetet:

Resina Pllaha

Pjesëtare e zyrës së këshillimit të karrierës
E-mail: resina.pllaha@luarasi-univ.edu.al

Lisien Damini

Anëtar i zyrës së studentit
E-mail: lisien.damini@luarasi-univ.edu.al