Albania at a Glance 2016

Albania at a Glance 2016

Instituti për Politika Publike dhe Mirëqeverisje ka kenaqësinë të ndajë me ju një nga produktet e saj vjetore, Albania at a Glance.

Nëpërmjet këtij produkti IPPM dhe Universiteti Luarasi synojnë të sjellin për publikun një pasqyrim të thjeshtëzuar të performancës së disa prej treguesve më të rëndësishëm të ekonomisë Shqiptare për vitin 2016.

IPPM Luarasi Albania at a Glance 2016

Përshkrim për Transparency International report:

Transparency International (TI) publikon Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit që nga viti 1995 dhe rendit çdo vit shtetet sipas nivelit të tyre të perceptuar të korrupsionit, i cili përcaktohet nga vlerësimet e ekspertëve dhe anketave të opinionit.

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit në përgjithësi e përcakton korrupsionin si “keqpërdorimi i pushtetit publik për përfitime private.”

Në këtë pëmbledhje IPPM dhe Universiteti Luarasi pasqyrojnë një sintezë të dy raporteve të fundit të Transparency International: ‘Njerëzit dhe Korrupsioni: Europa dhe Azia Qëndrore 2016’ dhe ‘ Lufta ndaj Korrupsionit në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi: Prioritetet per Reforma’.

Transparency International

Përshkrim për Doing Business 2017

Ky raport paraqet tregues sasiorë mbi rregullat e biznesit dhe mbrojtjen e të drejtave të pronësisë që mund të krahasohet me 190 ekonomi.

Shqipëria renditet e 58-ta në raportin Doing Business 2017, duke u përmirësuar me 32 vende dhe duke u rimëkëmbur nga rënia e vitit të kaluar. IPPM dhe Universiteti Luarasi kanë përgatitur një përmbledhje të shkurtër të performancës së 10 treguesve të përfshira në renditjen e Doing Business 2017

Doing Business

Përshkrim për Global Competitiveness Report

Raporti Global i Konkurrueshmërisë  vlerëson peizazhin konkurrues të 138 ekonomive, duke ofruar një pasqyrë unike të nxitësve të produktivitetit dhe prosperitetit të tyre.

Për vitin 2016-2017 Shqipëria u rendit në vendin e 80, në figurën e mëposhtme paraqitet një pasqyrimin i përmbledhur i performancës së Shqipërisë në krahasim me rajonin, renditjen e saj në 12 shtyllat kryesore dhe indikatorët më problematikë.

Global Competitiveness Report