ARTIKULL I PROF. ASOC. DR. REZANA KONOMI NË GAZETËN PANORAMA – 19/03/2015

ARTIKULL I PROF. ASOC. DR. REZANA KONOMI NË GAZETËN PANORAMA – 19/03/2015

Koncensionet dhe pasojat mbi taksapaguesit 

Gjate viteve te fundit cdo qeveri ne ushtrimin e funksioneve  te saj qeverisese dhe te besuara nga shtetasit  per ti menaxhuar,  ua kane deleguar privateve vendas apo te huaj. Megjithe qellimin e mire per te administruar dhe rimekembur ekonomine me ritme me te shpejte, shpresh keto sherbime jane shoqeruar me tarifa te larta te cilat jane kosto shtese per gjithe taksapaguesit. Synimet dhe pritshmerite kundrejt cdo koncensioni fillimisht  jane ofruar si mjaft pozitive dhe  me frymemarrje per ekonomine shqiptare, ne fakt tradita e 25 viteve nuk ka rezultuar si e tille. Shtimi i te ardhurave nga veprimtarite koncensionare me se shumti nuk kane ardhur si rezultat i investimeve te kryera,( si detyrime te pranuara nga koncensionari) por nga tarifat e larta qe shtetasit paguajne  kundrejt ketij sherbimi. Natyrisht qe investime te ketij lloji jane te ligjshme dhe te pranuara ne te gjitha vendet por vleresimi i tyre para nenshkrimit te kontrates koncensionare dhe gjate ofrimit te ketij sherbimit, duhet te behet duke respektuar interesat me te larta publike per te mbrojtur konsumatoret, per ti dhene sherbime me te mira dhe me cmime te arsyeshme, pa kosto te paarsyeshme shtese. Historia e gjithe periudhes se ekonomise se tregut tregojne se shteti ka deshtuar ne permbushjen e disa sherbimeve bazike dhe nuk ka mundur qe jo vetem ti permbushe vete keto sherbime, por edhe koncensionet e perzgjedhura kane sjelle me shume humbje se sa perfitime. Kjo do te ishte normale ne fillimet e ekonomise liberale dhe po kaq  normale eshte te mesosh nga gabimet e se kaluares. Por a ka ndodhur vertet keshtu: -te mesosh duke gabuar. Ne fakt duket se ne perserisim gabimet e se shkuares ndoshta sepse harrojme shpejt, ose ndoshta sepse priremi te provojme duke shperfillur interesat publike.

Nese do te listonim disa nga koncensionet e deshtura, pa veshtiresi do te konstatonim se demet qe kane ardhur jane shume me te medha se sa perfitimet. Cfare ndodhi me koncensionin e pullave fiskale. Nga vleresimi ligjor dhe ekonomik u konstatua se nga krahasimi i çmimeve te pullave fiskale para dhe pas dhenies së koncensionit rezultoi se per cigaret dhe alkoolin çmimet e pullave jane rritur rreth 4 here duke perbere kosto te shtuar per biznesin. Ne gjithe proceduren e ndjekur  nga Këshilli i Ministrave per shoqerinë ICPA Security Solution SA, jane  shkelur dukshem parimet e konkurrences se lire. Nderkohe ekziston nje detyrim ligjor qe  perpara dhenies se nje te drejte ekskluzive duhet bere nje vleresim i kujdesshem ekonomik dhe ligjor, duke zbatuar parimet e propocionalitetit, pra nese qellimi eshte rritja e te ardhurave fiskale dhe lufte ndaj envazionit e kontrabandes se produkteve te akcizes, te konsideruara si perfitime te ketij sherbimi, cilat  jane kostot e ofrimit te ketij sherbimi dhe sa do te rendojne ato ne xhepat e shtetasve. A  eshte ne perpjestim te drejte ky raport per tu justifikuar dhe delegimi i sherbimit nga shteti tek subjekti privat ?

Direktivat e BE-se lidhur me koncensionet kerkojne te përcaktohen standardet për kontratat e koncesionit, per te siguruar nje konkurrence te drejte dhe per te siguruar perdorimin me te mire te fondeve publike. A e kane permbushur kete detyre institucionet tona?

Cila eshte historia e koncensionit me shoqerine Rapiscan Security per financimin, ngritjen dhe operimin e sherbimit te skanimit te konteinereve e automjeteve te tjera ne Republiken e Shqiperise ? Kjo marreveshje koncensioni eshte nenshkruar ne daten 10 prill 2013, por ende nuk eshte vene në zbatim. Asnjë nga vendet e Europës nuk e ka të koncesionuar këtë shërbim, te një subjekt privat, pasi shërbimin e skanimit e disponojnë vetë administratat  doganore. Tarifa e sherbimit te skanimit te konteniereve dhe automjeteve te tjera eshte ne vleren 39 euro (pa perfshire TVSH-ne). Ministria e Financave ka synuar ne dhenien e ketij shërbimi, pikerisht mundesine  per te siguruar dhe garantuar nje mjet mbeshtetje te plote per sistemin doganor dhe sistemin kufitar duke mundesuar zbulimin e evazionit te te ardhurave, zbulimin e mallrave dhe produkteve kontrabande, etj. e ne menyre te veçante zbulimin e evazionit per mallrat e akcizes (duhani, alkooli; vajrat, etj). Nga marreveshja koncensionare rezulton se koncensionari nuk do ta ofroje sherbimin ne te gjitha pikat doganore, por vetem  ne pese pika dhe ne kete menyrë mbulimi nuk eshte i plote. Shqiperia ka marre angazhime konkrete lidhur me tregtine me vendet anetare te BE-se. Sipas nenit 33 te MSA-se, “qe nga data e hyrjes në fuqi te kesaj Marreveshjeje, nuk vendosen detyrime doganore te reja per importet ose eksportet, ose tarifa te reja me efekt te njejte me to, dhe nuk rriten as ato qe zbatohen tashme ne tregtine ndermjet Komunitetit dhe Shqiperisë. Kjo Marreveshje, parashikon krijimin e nje zone te tregtise se lire ndermjet Shqipërise dhe BE dhe bazuar ne nenin 33 “Pezullimi” te MSA-se parashikohet mos-vendosja e tarifave te reja shtese doganore qofte per importet apo eksportet. Nderkohe qe sipas kontrates koncensionare, vendosen tarifa te reja shtese. Pra Marreveshja koncensionare bie ne kundershtim me nenin 33 të MSA, nje marreveshje nderkombetare qe prevalon mbi ligjet dhe aktet e tjera nenligjore sipas parashikimeve te nenit 116 të Kushtetutes. Direktiva e BE-se (32014L0023; Direktiva 2014/23/EU e Parlamentit Europian dhe e keshillit e dates 26 Shkurt 2014 mbi dhenien e kontratave te koncensioneve; OJ L 94, 28/03/2014, p. 1–64) ka specifikuar qarte se  duhet te ndahen tregjet nga sherbimi publik dhe keto te fundit pergjithesisht t’i mbeten shtetit si detyrime, pasi nese kalojne nga shteti te privati kane kosto shtese per biznesin dhe konsumatorin dhe eliminojne mundesine e zgjedhjes se biznesit apo konsumatorit pasi ofruesi eshte gjithmone ekskluziv.

Si eshte situate sot me kete koncension ? Nje tjeter precedent negative, deklarimi publik eshte : Skanimi i konteniereve, perzgjedhja e paligjshme. Shteti kerkon prishjen e kontrates nderkohe qe Rapiscan kerkon zhdemtimin ne arbitrazhin nderkombetar te Vjenes per prishjen e koncensionit te konteniereve ne shumen 359 milionë dollare. Qeveria shqiptare ka bere nul marreveshjen koncensionare dhe Rapiscan e ka çuar çeshtjen ne gjyq nderkombetar. Kush do ta paguaje kete fature ? Ku jane arsyet ekonomike qe perligjen dhenien e kesaj te drejte nje subjekti privat, i cili jo vetem demtoi xhepat e taksapaguesve shqiptare, por me sa duket do ti kushtoje shtrenjte dhe brezave, te cilet do ti duhet te paguajne demet per veprimet apo mosveprimet e padrejta dhe te paligjshme qe te paret e tyre bene, duke shperfillur interesat me te me larta  publike. Prej disa kohesh qeveria aktuale po perpiqet te anulloje disa nga koncensionet e dhena nga qeveria paraardhese. Por fakti qe kontratat shprehin vullnet dypalesh dhe jane ratifikuar si marreveshje ne Kuvend duke u kthyer ne ligj e veshtireson shume negocimin per anullimin e tyre. Ne te gjitha rastet palet e prekura mund t’i drejtohen gjykates nderkombetare te arbitrazhit dhe Shqiperia rrezikon demshperblmime te konsiderueshme ne rastet e prishjes se njeanshme te koncensioneve, fakti i cili i shkakton nje dem te madh buxhetit. Po me koncensionin e markimit te karburanteve ? Sipas qeverise, ky koncension synonte uljen e evazionit fiskal ne tregun perkates, nderkohe kosto finale e koncesionit eshte 1 lek per nje liter karburant, e cila do paguhej nga qytetaret. Pa dashur te sjell ne vemendje dhe te analizoj te gjitha koncensionet qe kane patur te njejtin fat, rasti i fundit i Crown Agents, eshte nje tjeter koncension, i deklaruar dhe ky i deshtuar. Duke qene se  Shqiperia ka nivelin me te ulet te mbledhjes se taksave ne raport me PBB, ne pamundesi te permbushjes se ketij detyrimi, ky sherbim iu besua kompanise se huaj Crown Agents. Qeveria shqiptare do i paguaje kompanisë britanike “Crown Agents” 8.5 milion euro per sherbimin dyvjeçar te asistences qe ajo do u ofroje doganave. Qeveria ka vendosur gjithashtu qe pagesa per “Crown Agents” te jene neto, duke e perjashtuar kompanine britanike nga çdo detyrim tatimor. Te dhenat e fundit tregojne se jane arketuar  3.5% me pak se planifikimi vjetor. Pyetja qe shtrohet eshte : Po ne kete koncension te mirestudiuar  a u plotesuan objektivat kryesore, qe ishin pikerisht rritja e nivelit te te ardhurave ne buxhetin e shtetit ?  Ne muaj  e pare ky sherbim u deklarua si i sukseshem nga vete Ministri i Financave. Cfare ndodhi me pas qe ky sukses u zbeh dhe ne fund rezultoi i pasuksesshem ? Fati i paracaktuar, papergjegjshmeri e pushtetareve apo ne kemi mundesine, kohen dhe luksin qe te vazhdojme te eksperimentojme ende me fatet e kombit ??

Por mesa duket rasti i Crown Agents dhe dhjetëra koncesionet në miniera, naftë, transport, energji, etj.nuk janë precedente negative për qeverinë e re, e cila ka vendosur të zgjerojë operacionet  koncensionare. Qeveria ka planifikuar të heqë dorë nga disa shërbime që kanë të bëjnë me mbledhjen, administrimin fiskal, me kontrollin e sigurisë ushqimore, shërbimet shëndetësore, shërbimet veterinare, turizmit etj. madje do të përfshijë ndërtimin e rrugëve dhe mirëmbajtjen e tyre. Kjo do të thotë se përdoruesit e rrugës do të paguajnë taksë të posaçme. Koncesione të ngjashme kanë rezultuar të suksesshme në rajon, por ne Shqiperi gjithmone ka nje pikepyetje dhe shume faktore te cilat ndikojne ne fundin e  pasuksseshem te tyre. Qeveria  gjithashtu ka adresuar te privatët  kontrollit bazë mjekësor dhe  synon gjithashtu qe te  jepet me koncesion edhe administrimi i taksave mbi pronën. Këto shërbime që kanë të bëjnë me kontrollin e tregut nga ana fiskale, duket se kanë qenë të paarritshme nga administrata publike. në sektorin financiar më shumë se çdo sektor tjetër, koncesionet nuk kanë dhënë cilësinë e pritshme. Të ardhurat në raport me PBB kanë shënuar rënie edhe pse  koncesionet janë dhënë në shërbim të rritjes së tyre. Për me tepër, kostot e funksionimit të këtyre koncesioneve janë transferuar te biznesi dhe konsumatorët, per kete arsye koncensionet gjithmone jane shoqeruar me fatura te larta financiare.

Mungesa e stabilitetit politik ne Shqipëri, ka bere qe dhe investitoret te planifikojne te nxjerrin fitime ne nje kohe te shkurter mundesisht brenda nje mandati politik te forces ne pushtet, sepse sa here qe ka nje rrotacion politik, ata ndjehen te pasigurte sepse dhe precedentet ne kete drejtim nga qeverite paraardhese nuk mungojne. Kultura qeverisese e munguar duke ndjekur parimin e vazhdimesise, i ka bere te vetdijshem edhe investitoret me serioze, se parimi i sigurise juridike ne ushtrimin e aktivitetit te tyre koncensionar qe ne fillim mbart nje risk te larte. Pikerisht rastet e anullimit te kontratave koncensionare  ose rishikimet e tyre  nga qeveritë pasardhëse,  kanë sjelle dhe efekte psikologjike tek investitorët qe mendojne se  në Shqipëri duhet fituar shpejt pasi mungesa e stabilitetit politik mund te sjelle gjithcka deri ne cenim te interesave te tyre ekonomike. Edhe ne kete drejtim raste te tilla kane qene prezente ne gjithe historine 25 vjecare te ekonomise liberale te tregut. Të njëjtat kompani multinacionale si Vodafone, Raiffeisen, Comoste etj., ofrojnë në Shqipëri shërbime me kosto më të shtrenjta se në vendet e tjera dhe padyshim arsyet jane risku qe mbartin nga mungesa e stabilitetit  politik.

Aeroporti i vetem ne Shqiperi “Nënë Tereza” është gjithashtu  rasti tjeter i një koncesioni, si per pozitat monopol ashtu dhe per tarifat e larta qe ofron. Shqipëria ka çmimet më të larta të biletave në rajon. Sipas Nenit 2.3, pika c, te marrëveshjes se koncesionit, Qeveria Shqiptare nuk mund te licencoje, asnjë aeroport tjetër per nje periudhe 20 vjecare, dhe sikurse me Cez ku mungoi mbikqyrja e kontrates edhe ne kete koncension  qeveria shqiptare nuk ka rishikuar tarifat për më shumë se 7 vjet, ndërkohë që kontrata parashikon detyrimin per  rishikim te tyre çdo 3 vjet. Po ne kete rast, eshte mungese vemendje apo heqje dore perfundimisht nga mbikqyrja e sherbimit duke e lene koncensionarit te ushtroje aktivitetin e tij i pashqetesuar, por  gjithsesi me kosto te larta per udhetaret shqiptare qe shpesh zgjedhin te udhetojne deri ne Prishtine per te ndermarre qe aty udhetimet ajrore, natyrisht me cmime shume te uleta se ne Shqiperi.

Megjithese historia ka treguar se asnje nga qeverite nuk ka qene ne pozita te pergjegjshmerise se kryerjes se detyres, ne fund te  gjithckaje pasojat rendojne mbi shtetasit shqiptare. Procedurat e zgjidhjeve te kontratave koncensionare kane efekte mjaft negative. Aktualisht fatura e proceseve te perfunduara ne arbitrazhin nderkombetar deri tani eshte llogaritur  rreth 24.6 milion euro. Per kete arsye eshte mjaft e rendesishme qe pushtetaret tane te ndergjegjesohen qe ne fazat paraprake te negocimit te kontratave kur transferojne te drejtat e shtetit tek privati si dhe tek detyrimet kontraktore qe palet marrin persiper ne nje marreveshje tregtare, duke respektuar parimet e barazise, propocionalitetit dhe reciprocitetin. Eshte e pafalshme qe shteti pasi nenshkruan kontratat koncensionare heq dore perfundimisht nga mbikqyrja e permbushjes se detyrimeve nga ana e koncensionarit, duke lene shteg per perparesi nga pala tjeter ne kerkimet dhe pretendimet ne rast konflikti gjyqesor. Se fundi nje moment mjaft i rendesishem eshte mbrojtja qe shteti duhet ti bej interesave te tij ne instancat gjyqesore, me shume profesionalizem dhe seriozitet. Zgjidhja e pajtimit te studiove te huaja nuk eshte zgjidhja me e mire e mundshme, e cila perseri mbart kosto te konsiderueshme per xhepat e shqiptareve. Eshte e pa pranueshme qe cdo zgjidhje ta gjesh tek te huajt, qofte per te kryer sherbimet publike ashtu dhe per te mbrojtur po keto interesa publike. Ne raportin kosto perfitim, qeveritaret tane bejne mire te rendojne ca me shume nga perfitimet per publikun.

Me te drejte  mendojme dhe pyesim – Deri kur shqiptaret do te paguajne kostot e veprimeve te papergjegjshme te pushtetareve, te cileve u kane deleguar te drejten per ti mireqeverisur ? Do te doja shume te  ktheja nje pergjigje optimiste, por me te vertete nuk kam asnje premise pozitive per  kete, gjithashtu tradita nuk me ndihmon. 25 vite nuk jane shume, por nuk jane as pak per te perseritur gjithmone te njejtat gabime ( me pelqen ne fakt ta quaj gabim pa i vene nje emer tjeter). Brezat qe do te vijne  do te kene te drejten te gjykojne historine qe po shkruajme per ta.

Prof.Asc.Dr.Rezana Konomi (Perolla)