Ekspozitë pikture në bashkëpunim me Universitetin e Arteve në periudhën 22-26 Maj e titulluar “Java e Artit”

Ekspozitë pikture në bashkëpunim me Universitetin e Arteve në periudhën 22-26 Maj e titulluar “Java e Artit”

 

 Të nderuar miq,

U zhvillua sot Ceremonia Përmbyllëse e eventit ” Java e Artit”, në KU Luarasi.

Rektori i kolegjit Luarasi Prof Dr. Arben Malaj mbajti fjalën e hapjes duke falenderuar organizatorët dhe të pranishmit dhe duke ftuar Profesorin e nderuar Aleks Luarasi, Themelues i Universitetit Luarasi dhe aktualisht Kryetar i Bordit të Administrimit për të përshendetur eventin.

E ftuar e nderit në këtë aktivitet ishte Ministrja e Integrimit Znj. Klajda Gjosha, e cila lançoi dhe çmimet fituese për piktorët më të mirë, përkatësisht Çmimi i parë për Greta Ismaili

dhe Çmimi i dytë Stivi Rrapo.

Gjithashtu u shpërndanë Certifikata për të gjithë pjesëmarrësit në ekspozitë si dhe u atribuan

Certifikate Mirënjohje për mbështetjen e aktivitetit JAVA E ARTIT NE KOLEGJIN LUARASI për sipërmarrësit:

  1. Ermal Babameto
  2. Enva Duka
  3. Kristina Neranxi
  4. Shpresim Bajraktari

Falenderojmë pedagogun e KU Luarasi dhe gazetarin e mirënjohur z.Leonard Boduri për organizimin e këtij eventi, si dhe gjithë pjesëmarrësit.

Zyra e Marrëdhënieve me Publikun