FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE (INFERMIERI)

Fakulteti i Shkencave Mjekësore (Infermieri)

Prof. Dr. Petrit Bara

Dekan i Fakultetit të Shkencave Mjekësore
Email: petrit.bara@luarasi-univ.edu.al

Fakulteti i Shkencave Mjekësore, ofron studime të integruara të ciklit të dytë në farmaci e stomatologji, si dhe  programin  e studimit bachelor në infermieri. Ky fakultet synon të përgatisë e diplomojë profesionist të aftë në përputhje me nevojat dhe prioritetet e sistemit shëndetësor të vendit. Të diplomuarit pranë  Fakultetit të Shkencave Mjekësore do të kenë kompetencën e duhur për të konkuruar jo vetëm në tregun lokal, por edhe atë rajonal e ndërkombëtar.

 

 Formimi profesional, shkencor e praktik i studentëve mbështetet në  programe  të konceptuara sipas standarteve më të mira kombëtare e ndërkombëtare. Kurrikulat që ofrojnë këto programe studimit janë të krahasueshme me kurrikulat e vendeve të tjera europiane. Ato mbështeten në një sërë sillabusesh moderne, si dhe në gjithë elementët që kanë të bëjnë me njohjen e zbatimin e teknologjive të reja mjekësore.

 

Misioni i Fakultetit të Shkencave Mjekësore është përgatitja sa më e mirë teorike e praktike e infermierëve, stomatologëve e farmacistëve, të cilët duhet të udhëhiqen nga vlera të rëndësishme, si profesionalizmi i lartë, integriteti, dhembshuria, kompetenca, ndershmëria, etika e lartë profesionale, përgjegjësia sociale, fryma e bashkëpunimit, kumunikimi njerëzor me të sëmurët e komunitetin etj.

Programi i Studimit të Ciklit të Parë në Infermieri garanton arritjen e një sërë  objektivave që shinjestrojnë formimin e duhur teorik e praktik të një infermieri për të  konkuruar denjësisht në tregun e punës vendas e të huaj si dhe për tu  përballur në mënyrë të sukseshme  me kërkesat në rritje të standarteve e praktikave më të mira europiane. Programi studimit synon formimin e infermierëve me njohuritë më të mira për ushtrimin e profesionit,  për thellimin e mëtejshëm të studimeve në pragramet master shkencor e profesional të inferieristikës dhe aftësimin e duhur  për ofrimin e një shërbimi cilësor e të sigurt   në spitale, klinika e qendra shëndetësore publike e private.

Nr

 

 

 

Viti i parë

 

  ETCS

1 Anatomi e Njeriut 6
2 Histologji 3
3 Shkrim Akademik* / Kwrkim Shkencor nw Infermieri* 1.5
4 Fiziologji Normale 3
5 Dietologji 0
6 Biologji e Përgjithshme dhe e Aplikuar 2
7 Gjenetikë 1
8 Biokimi dhe Biokimi Klinike 3
9  Legjislacion Shëndetësor 2
10 Higjienë e Aplikuar 1.5
11 Infermieristikë e Përgjithshme 5
12  Gjuhë e Huaj Anglisht 2
13 Fiziologji Normale 1
14 Dietologji 1
15 Infermieri Klinike 1.5
16 Biofizikë 1
17 Biostatistikë 2
18 Informatikë 2
19 Sociologji e Përgjithshme dhe Mjekësore 2
20  Psikologji e Përgjithshme dhe  Mjekësore 2
21 Puerikulturë dhe  Infermieri Puerikulturë 2
22  Mikrobiologji e Përgjithshme  dhe  Klinike 2.5
 

Nr

 

Viti i dytw

ETCS
1 Anatomi Patologjike – Patologji e Përgjithshme 1.5
2  Imunologji 0.5 
3 Imunohematologji 0.5
4 Farmakologji
5 Kirurgji 1 2
6 Infermieri Kirurgji 1 1.5
7 Sëmundje të Brendshme 1 3
8 Infermieri Sëmundje të Brendshme 1 1.5
9 Pediatri 1 3
10 Infermieri Pediatri 1 1.5
11 Praktike 2 12
12 Obstetrikë-Gjinekologji 1 2
13 Infermieri Obstetrikë-Gjinekologji 1 1
14 Praktike 2 15.5
15 Sëmundje Infektive 1
16 Infermieri Sëmundje Infektive 1
17 Dermatologji 0.5
18 Infermieri Dermatologji 0.5
19 Onkologji 0.5
20 Infermieri Onkologji  0.5
21 Radiologji-Fizioterapi 1
22  Infermieri Radiologji-Fizioterapi  0.5
23 Neurologji 2
24  Infermieri Neurologji  1
25 Psikiatri 2
26 Infermieri Psikiatri
Nr

 

 

Viti i tretë ECTS
1 Kirurgji 2 2
2 Infermieri Kirurgji 2 1
3 Sëmundje të Brendshme 2 3
4 Infermieri Sëmundje të Brendshme 2 1.5
5 Okulistikë 0.5
6 Infermieri Okulistikë  0.5
7 Pediatri  2 2
8 Infermieri Pediatri  2 1
9 Obstetrikë-Gjinekologji 2 1
10 Infermieri Obstetrikë-Gjinekologji 2 1
11 Shëndet Riprodhues 1
12 Infermieri Shëndet Riprodhues 0.5
13 Geriatri 2
14 Infermieri Geriartri 0.5
15 Infermieri në Kushtet e Shtëpisë 0.5
16 Ekonomi Shëndeti dhe Menaxhim Shëndetësor 1
17  Formim Profesional 11
18 Pedagogji e Përgjithshme dhe Speciale 0.5
19  Praktike 12.5
20 Anestezi Reanimacion 2.5
21  Infermieri Anestezi Reanimacion 1
22 Ortopedi – Traumatologji 2.5
23 Infermieri Ortopedi Traumatologji 1
24 Shëndet Publik 3
25 Teme Diplome 7