Forumi Ekonomik Studentor me temë “Biznesi, Menaxhimi dhe Strategjitë”

Forumi Ekonomik Studentor me temë “Biznesi, Menaxhimi dhe Strategjitë”

Në Universitetin “Luarasi” u zhvillua Forumi Ekonomik Studentor me temë “Biznesi, Menaxhimi dhe Strategjitë”. Në këtë Forum, morën pjesë studentët e Fakultetit Ekonomik të Masterit Shkencor “Menaxhim Ekzekutiv” dhe ato te Masterit Profesional “Marketing dhe Reklamë”.
Studentët kanë qenë të pranishëm për disa muaj gjatë veprimtarisë së disa bizneseve në vend dhe kanë parë mënyrën e funksionimit të kompanive, projekt-planet, menaxhimin e tyre, kanë evidentuar problematikat dhe kanë dhënë sugjerime për përmirësimin e punës së bizneseve shqiptare.