Bashkëpunimi ndërkombëtar

Zyra e Partnershipit  dhe  Marrëdhënieve me Jashtë

Zyra e Partnershipit dhe Marrëdhënieve me Jashtë është një strukture e ngritur brenda Luarasit, por njëkohësisht do të bashkëpunojë me një game të gjerë partnerësh në nivel rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar.Kjo strukture lehtëson bashkëpunimin e Luarasit me institucione partnerë në sferën e arsimit të lartë, shoqërisë civile, sipërmarrjes si edhe politikëbërjes.Për më tepër Luarasi ka krijua rrrjetin e partnerëve në rajon duke bashkëpunuar në fusha me interes të përbashkët për zhvillimin e mëtejshëm të arsimit dhe kërkimit shkencor.

Zyra është e organizuar në dy departamente: Departamenti për Kërkim dhe Zhvillim Projektesh dhe Departamenti I Organizimit të Aktiviteteve. Departamenti për Kërkim dhe Zhvillim Projektesh në Universitetin Luarasi lehtëson zhvillimin e projekteve në shkencat sociale, shkencat juridike dhe ekonomike, me qëllim përfshirjen e stafit akademik, kërkuesve dhe student vetë Luarasit në projekte përzhvillim kapacitetesh, kërkime shkencore dhe studime të ndryshme të orientuara nga politikëbërja.

Departamenti I Organizimit të Aktiviteteve është baza përmbledhëse e të gjithë aktiviteteve që zhvillonUniversitetiLuarasi.Këto aktivitete përfshijnë të ftuarit e ndryshëm në auditorin Luara si dhe organizimin e aktiviteteve studentore në bashkëpunim me Këshillin Studentor.

 

Lajmet e fundit

UniversitetiLuarasi, nëpërmjet zyrës së zhvillimit të projekteve, kanë nshkruar së fundmi një marrëveshje me Universitetin Lodz në Poloni. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, student të universitetit do të zhvillojnë një semester akademik në Universitetin e Lodz në Poloni në kuadër të bursave Erasmus + për mobilitetin e studentëve. Gjatë këtij semestri, dy student të ciklit të pare dhe të dytë të universitetit, do të zhvillojnë lëndët përkatëse në universitetin polak. Universiteti Lodz rradhitet si Universiteti i 4 ndër 10 shkollat më të mira në Poloni. Të mërkurën, më datë 5 nëntor 2015, auditori Luarasi u mbush plot me student të interesuar për të zhvilluar një eksperience të re akademike.

Faola Hodaj

Përgjegjëse e zyrës së projekteve dhe marrëdhënjeve me jashtë

faola.hodaj@luarasi-univ.edu.al