“Luarasi” marrëveshje me Bankën e Bashkuar të Shqipërisë, përfitojnë studentët

“Luarasi” marrëveshje me Bankën e Bashkuar të Shqipërisë, përfitojnë studentët

Sot, u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Universitetit “LUARASI përfaqësuar nga Rektori Prof. Dr. Ethem Ruka dhe Bankës së Bashkuar të Shqipërisë (B.B.SH) përfaqësuar nga administratori dhe Drejtori i Përgjithshëm Z. Amel Kovačević.
B.B.SH do të ofrojnë mundësi për internship për studentët e Universitetit “Luarasi” (në funksion të nevojave të B.B.SH dhe të degëve të studimit që ofron Universiteti “Luarasi”).
Gjithashtu, u ra dakord për të vendosur një bashkëpunim në terma të organizimit të leksioneve të hapura, prezantimeve në ambjentet respektive, në evente, workshop-e, konferenca, etj., të organizuara nga Universiteti “Luarasi” dhe që ka interes për B.B.SH etj

Lajmi i plotë në BalkanWeb:

Nga auditorët në punë, aspak një mit! Universiteti “Luarasi” marrëveshje me Bankën e Bashkuar të Shqipërisë, përfitojnë studentët