Trajnim Kombëtar GIFT – Global Intensive Financial Training

 

 

Më datë 23 Maj 2015 nga ora 9:30 deri në orën 15:00 në ambjentet e SHLUJ “LUARASI” u zhvillua trajnimi kombëtar GIFT – Global Intensive Financial Training me një pjesëmarrje të gjerë studentësh nga institucionet publike dhe private të arsimit të lartë në Shqipëri.

GIFT u organizua nga OJF “AYSE” në bashkëpunim me OJF “AlbMontagna” dhe me mbështetjen e SHLUJ “LUARASI” si pritëse e aktivitetit.

Ky trajnim u erdhi në ndihmë kryesisht studentëve të Fakultetit Ekonomik, por shërben edhe si plotësues i njohurive të Fakultetit të Drejtësisë. Në këtë trajnim morën pjesë mbi 80 studentë. Qëllimi i këtij trajnimi ishte njohja dhe të kuptuarit e problemeve dhe sfidave financiare me të cilat përballen sot kompanitë, si dhe ofrimi i njohurive bazë për t’i kapërcyer këto vështirësi komplekse financiare.

Gjatë këtij trajnimi, studentët patën mundësinë të marrin njohuri më të thelluara dhe eksperiencë në këto drejtime kryesore:

  • Menaxhim i Burimeve Njerëzore
  • Financë
  • Marketing
  • Prodhim

Panelistët trajnues ishin specialistë të fushave të mësipërme, të cilët folën mbi problemet aktuale të botës financiare dhe zgjidhjet potenciale në lidhje edhe me aspektet mjedisore dhe impaktin e madh që ka në të. Trajnuesit ishin persona të nderuar të fushës ekonomike, të cilët referuan mbi inovacionin në sistemin financiar.

Duke u fokusuar në çështje konkrete, të prekshme dhe frekuente, ky trajnim ndihmon studentët të zgjerojnë njohuritë e tyre praktike në fushën e sistemit financiar. Rezultatet e arritura të këtij trajnimi janë:

  • Orientim i studentëve drejt prakticitetit në fushën financiare.
  • Zhvillim i aftësive praktike të studentëve, nëpërmjet përballjes konkrete me kompani lider në treg.
  • Inkurajim i studentëve për t’u përfshirë në mënyrë aktive në fushën e tyre të interesit.
  • Gjenerim i ideve të reja inovative përmes iniciativave të studentëve.
  • Rritja e nivelit të njohurive në kontekstin praktik.
  • Krijim i mundësive për bashkëpunim studentë-profesorë.
  • Vlerësim real dhe i dokumentuar i aftësive të tyre.

Në përfundim të këtij trajnimi studentët u pajisën me certifikata.