Si do të ndikojë Procesi i Berlinit në pozitën ekonomike të Shqipërisë

Si do të ndikojë Procesi i Berlinit në pozitën ekonomike të Shqipërisë

Se Luarasi ofron gjithnjë risi!

Dje, më datë 21 janar 2016, Zyra e Studentit dhe Këshillimit të Karrierës, në ambjentet e Ministrisë së Punëve të Jashtme organizoi pjesëmarrjen e një grupi studentësh në prezantimin e Artikullit Analitik me temë: “Si do të ndikojë Procesi i Berlinit në pozicionin ekonomik të Shqipërisë?

Tematikat që u trajtuan në këtë prezantim ishin: informacion mbi Procesin e Berlinit, rëndësia e dimensionit ekonomik, axhenda e lidhjeve me Vendet e Ballkanit Perëndimor dhe projektet adresuar atyre, Procesi i Berlinit në Shqipëri, si dhe institucionalizimi i këtij procesi në Shqipëri dhe fushat e projekteve. Ky takim pati mjaft interes nga grupet pjesëmarrëse dhe sidomos për studentët që u zgjeron njohuritë e tyre dhe u jep njohuri koherente mbi çështje që lidhen me vendin tonë. Studentët e Luarasit ndjekin me kureshtje dhe vëmendje çdo çështje në vend duke e ditur se, të qënurit sa më aktivë i bën ata më profesionistë!