
Vasilika Mulla(Bezhani)
Ajo është diplomuar në vitin 2001, në Universitetin e Tiranës dhe mban titullin Master Shkencor në Financë dhe Kontabilitet, Profili Bankë.
Me përvojë 15-vjeçare (2001-2016) në sistemin bankar, ajo ka qënë e emëruar në drejtimin e sektorëve më dinamikë dhe më të rëndesishëm në Bankën Emporiki, Credit Agricole, ABI, si Drejtore e Kredive Retail, Drejtore e Rrjetit te Degëve për Produktet Retail, zv. Drejtore e Metodologjisë dhe Organizimit, Drejtore e Sektorit të Rikuperimit të Kredive në Vonesë.
Aktualisht, që prej muajit Shtator 2016, ajo është pjesë e ekipit drejtues të Kolegjit Universitar Luarasi, në pozicionin e Administratores së Fakultetit të Drejtësisë dhe njëkohësisht jep kontributin e saj në detyrën e Përgjegjëses së Burimeve Njerëzore.