Liçensim: Urdhër Ministri Nr. 483, datë 12.10.2012
Në proçesë akreditimi – Kohëzgjatja: 3 vite akademike 180 ECTS
Përse duhet të regjistroheni tek ky program studimi?
Tregu i punës për specialist të profilit administrim biznesi vjen në rritje dhe statistikat flasin për kërkesa të qëndrueshme që i përgjigjen dinamikës së dukshme të rritjes së ekonomisë shqiptare.
Ky program studimi i aftëson studentët për t’u punësuar në njësitë e ndryshme ekonomike, sektorët që lidhen me funksionet bazë të administrimit të biznesit si marketing, manaxhim prodhimi, manaxhim burimesh njerezore, në sektorin privat dhe administratën publike.
Njohuritë e ofruara dhe kompetencat e marra nga ky program studimi krijojnë bazën për një karrierë kërkimore dhe akademike.
Kujt i drejtohet ky program studimi?
Ky program studimi u drejtohet:
- studentëve që dëshirojnë të përgatiten si administratorë biznesi të njësive ekonomike të vogla e të mesme dhe të sektorit shtetëror;
- studentëve që dëshirojnë të përgatiten si specialistë të aftë për vazhdimin e studimeve të mëtejshme në fushat e administrimit të biznesit;
- personave që kanë mbaruar një program studimi dhe që dëshirojnë të përfitojnë njohuri në fushat e administrimit të biznesit.
Çfarë përmban ky program studimi?
Programi Bachelor në ”Administrim biznesi” synon dhënien e një tërësie njohurish në formimin e përgjithshëm teorik në fushën e shkencave të ekonomisë, manaxhimit, marketingut, financës dhe kontabilitetit me objektiv kryesor formimin e specialistëve të aftë për të punuar në fushën e administrimit të biznesit dhe për realizimin e studimeve të avancuara në këtë fushë.
Në përfundim të programit, studenti aftësohet për t’u punësuar në njësitë e ndryshme ekonomike, sektorët që lidhen me funksionet bazë të administrimit të biznesit si marketing, manaxhim prodhimi, manaxhim burimesh njerezore, në sektorin privat dhe administratën publike.
VITI I PARE
| Nr. | Disiplina apo titulli I veprimtarise | Tipi i veprimit | Kredite | Sem |
| 1 | Mikroekonomi
|
A | 6 | I |
| 2 | Matematike 1
|
A | 5 | I |
| 3 | Histori e Ekonomise dhe Mendimit Ekonomik | A | 6 | I |
| 4 | Menaxhimi i Biznesit | B | 6 | II |
| 5 | Shkrim Akademik/ Hartimi dhe Menaxhim Projektesh | D | 6 | I
|
| 6 | Anglisht
|
E | 3 | I |
| 7 | Makroekonomi
|
A | 6 | II |
| 8 | Bazat e Finances | B
|
6 | II |
| 9 | Statistike | B | 4 | II |
| 10 | Bazat e Statistikes
|
A | 4 | I |
| 11 | Matematike 2 | A | 5 | II
|
| 12 | Anglisht | E | 3 |
II |
| GJITHSEJ VITI
PARE |
60 |
VITI I DYTE
| Nr. | Disiplina apo titulli i veprimtarisë | Tipi i veprimtar | Kreditet | Sem |
| 1 | Bazat e Marketingut | B | 6 | III |
| 2 | Financat Publike | B | 6 | III |
| 3 | Investime | C | 4 | III |
| 4. | Kontabiliteti i drejtimit | B | 4 | III |
| 5. | Informatikë | E | 6 | III |
| 6. | Statistikë e biznesit | A | 4 | III |
| 7. | Menaxhimi i marketingut | B | 6 | IV |
| 8. | Paraja dhe bankat | B | 6 | IV |
| 9. | Menaxhimi i SME | B | 6 | IV |
| 10. | Politikat Ekonomike | B | 6 | IV |
| 11. | Menaxhimi i burimeve njerëzore | B | 6 | IV |
| GJITHSEJ VITI DYTE | 60 |
VITI I TRETE
| Nr | Disiplina apo titulli i veprimtarisë | Tipi i veprimtar | Kreditet | Semestri |
| 1 | Menaxhimi i operacioneve | B | 6 | V |
| 2 | Biznesi ndërkombëtar | B | 6 | V |
| 3 | Menaxhimi i inovacioneve | B | 6 | V |
| 4 | Sjellje organizative | B | 6 | V |
| 5 | Politikat financiare dhe monetare | B | 6 | V |
| 6 | Tregjet financiare | B | 6 | VI |
| 7 | Strategji biznesi | C | 6 | VI |
| 8 | Seminar special mbi ekonominë shqiptare dhe botërore | C | 4 | VI |
| 9 | Psikologji marketingu/E drejta administrative | D | 5 | VI |
| 10 | Praktikë profesionale | E | 3 | VI |
| 11 | Punimi i Diplomës | F | 6 | VI |
| GJITHSEJ VITI TRETE | 60 |