Ne auditoret e KU “Luarasi” sot u zhvillua ore e hapur leksioni me studentet e bachelorit te vitit te dyte Finance-Banke te Fakultetit Ekonomik, me lektoret Mr. Tom Jones – qe mbajti temen – Risk and Innovation dhe Mr. Ron Toubi – qe mbajti temen – Keeping Vision Alive.
Lektori dhe trainieri Mr.Ron Toubi eshte konsulent dhe trainier me pervoje te gjate ne finance, planifikim strategjik, zhvillim dhe ekzekutim te strategjive, mentor ne udheheqje dhe manaxhim. Misioni i tij është të promovoje modele udhëheqje të bazuar mbi vlera dhe përqasje të orientuara nga qëllimi. Pervojat e tij e percjell ne trajnime ndërkombëtare udhëheqjeje ne te gjashte kontinentet, duke përdorur materiale trajnimi të klasit botëror. Ai trajnon dhe mentoron si drejtues të bizneseve te medha ashtu edhe te kompanive të vogla/mesme, apo edhe studente.
Ndersa Lektori dhe trainieri Mr. Tom Jones eshte– Kryetar/CEO i Kompanisë -Bryan Equipment Sales, ka një eksperiencë të sukseshme ne udhëheqjeje dhe ndërtimin e kapaciteteve njerëzve, duke perdorur mire Risite dhe Manaxhimin e riskut. Kjo ka bere qe kompania e tij te jete kompania e Parë ne bote ne shperndarjen e produkteve Stihl nëper botë.
Profesoreve ju uroi mireseardhjen Dekani i Fakultetit Ekonomik Prof. As. Mateo Spaho.
Studentet i ndoqen me vemendje dhe vleresuan temat e prezantuara prej tyre si nje pervoje te mire per formimin profesional dhe nje ndihme ne mentorimin e karieres se tyre. Interesimi i tyre u duk edhe ne pyetjet e shumta qe iu drejtuan lektoreve.
Ne shenje mirenjohje per kontributin e dhene per mentorimin e studentet tane, nga ana e KU “Luarasi” Dr. Aelita Mani ju dha profesoreve Certifikate Mirenjohjeje.