Ftohen studentët e nivelit master, Fakulteti i Ekonomisë dhe Juridikut të aplikojnë në këtë trajnim i cili ka si qëllim prezantimin e nocionit të lidershipit të udhëhequr nga karakteri, etika dhe vlerat.
Aplikimi bëhet online me anë të këtij linku: https://goo.gl/forms/ZPZ20eV4pLX2JN5Y2
Afati i aplikimit është deri më 7 Tetor 2018. Më pas, aplikantët do të njoftohen për një intervistë me ekspertë në fushën e lidershipit nga ku do të bëhet perzgjedhja e pjesëmarrësve.
Pjesëmarrja në këtë trajnim do të jetë pa pagesë.
NIVELI BAZIK: Trajnimi do të ofrojë një përqasje vetëm teorike dhe do të përzgjidhen deri në 40 studentë. Kohëzgjatja e trajnimit do të jetë 12 javë (2 orë në javë).
NIVELI I AVANCUAR: Trajnimi do të ofrojë një përqasje teorike dhe praktike. Do të përzgjidhen deri në 20 studentë dhe kohëzgjatja e trajnimit do të jetë 24 javë (2 orë në javë). Aplikantët duhet të kenë një projekt ide për plan veprimi në fushën e lidershipit që ata mendojnë mund të ketë një impakt pozitiv në komunitet dhe ti shërbejë përmirësimit të interesit publik në fusha që aplikanti e gjykon të dobishme. Projekt ideja do të zhvillohet më tej gjatë trajnimit nën mentorimin e trajnuesit për një implementim të suksesshëm.
Të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikatë të lëshuar nga McCain Institute, Arizona State University, SHBA dhe Universiteti Luarasi.
Trajnimi do të zhvillohet ne gjuhën shqipe.