Universiteti “Luarasi” vijon mbështjetjen e studentëve ekselentë, duke i ofruar mundësi studimi në universitetet më të mira ndërkombëtare. Studentët e Fakultetit Ekonomik Renis Vangjelaj, Realb Taka dhe Ergys Basha përfunduan një semestër pranë Universitetit “Sehir” në Stamboll të Turqisë, ndërsa studentëve të tjerë ekselentë do u ofrohet mundësia për të ndjekur një shkollë verore në Rumani. Gjithashtu, studentes së Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit, Eriketa Qallia, Universiteti “Luarasi” i ka ofruar mundesinë për të studiuar në një nga universitetet më të mira në Kinë.
Universiteti “Luarasi” ka rritur gamën e universiteteve partnere por vitin e ardhshëm synohet dyfishimi i numrit të universiteteve të huaja bashkëpunuese. Kështu studentët e interesuar mund të aplikojnë për të përfituar bursa studimi në Gjermani, Itali, Austri, Turqi, Sllovaki, Polani dhe Çeki duke shkuar kështu drejt ndërkombëtarizimit të Universitetit “Luarasi”.