Dje, tek Luarasi, Z.Gert Dragoshi, Kandidat për doktoraturë në Departamentin e Ekonomisë Botërore dhe Integrimit në Bashkimin Evropian në Universitetin e Lodz në Poloni, përshëndeti shkurt studentët për hyrjen e vitit të ri akademik. Në vijim të dy studentëve të Luarasit që zhvilluan një semestër të plotë akademik nga shkurti – korrik 2016 në Universitetin Lodz të Polonisë, ai theksoi sërish bashkëpunimin e Luarasit me Lodz dhe mundësitë e mëtejshme të shkëmbimit për stafin dhe studentët. Viti akademik nuk ka filluar ende, por ne tek Luarasi i vlerësojmë partnerët tanë si forcë e madhe që kemi për tu zhvilluar më tej.